Shpend Ahmeti zbulon për herë të parë kushtin e përmendur nga Albin Kurti, lidhet me Hashim Thaçin - Bota Sot
Shpend Ahmeti zbulon për herë të parë kushtin e përmendur nga Albin Kurti, lidhet me Hashim Thaçin

Politika

E shtunë, 18 gusht 2018

Shpend Ahmeti zbulon për herë të parë kushtin e përmendur nga Albin Kurti, lidhet me Hashim Thaçin

Më: 19 janar 2018 Në ora: 10:36
Shpend Ahmeti

Pesë minuta para mesnatës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një zbulim të një detaji të padëgjuar deri më tani, në Lëvizjen Vetëvendosje, në raport me iniciativën për rrëzimin apo shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Fillimisht ka folur për diskutimet brenda VV-së për Gjykatën Speciale.

“Ka qëndrime dhe diskutime të ndryshme. Unë po ja tregoj qëndrimin tim personal të cilin e kam thënë edhe në Lëvizje. Ne si Lëvizje kemi qenë kundër gjykatës Speciale dhe përpos kësaj kemi pasur goxha pajtim përfshi këtu edhe vetën time që, Gjykata Speciale është e dëmshme për Republikën e Kosovës, jo në aspektin që nuk duhet të hetohen krimet ose të mohohen që kanë ndodhë krime por që është gjykatë mono etnike dhe gjykon, pra  vetëm njërën palë dhe ata UÇK-në dhe nuk ka pas gjykatë të tillë në ish-Jugosllavi.  E dyta ka qenë që ne besojmë që në forcimin e gjykatave vendore dhe hetimin e të gjitha krimeve”, tha Ahmeti.

Më pas ka treguar për natën e 22 dhjetorit.

“Duke u nisur prej kësaj, ne kemi votuar kundër. Por po ashtu që nuk besojmë se me 22 dhjetor duke shpresuar që nuk janë ambasadorët këtu me 5 minuta, natën me e zhbë Gjykatën Speciale.  Unë jam kundër kësaj, sepse mendoj se marrëdhëniet ndërkombëtare që i kemi kriju me shtete të fuqishme përfshirë SHBA-në dhe disa shtete të BE-së e Forcat e NATO-s nuk mundesh kështu për 5 minuta natën me ju thonë që po e zhbëjmë Gjykatën Speciale”, ka thënë Ahmeti.

Pastaj ka treguar se kjo iniciativë është e dështuar duke e quajtur si “5 minuta mas 12-ve”

“Por tash dikush po thotë për arsye personale e për çështje të tilla kanë dashtë me me zhbë, unë nuk e di a është për arsye personale por nuk mendojmë se zhbëhet Gjykata Speciale për 5 minuta në një natë. Nëse e kanë njëmend me e zhbë duhet me ua shpjegua partnerëve tanë se kjo është e dëmshme por kjo është pak 5 minuta mas 12-ve”.

E tek në fund, ka treguar një detaj të rëndësishëm. Se Albin Kurti ka diskutuar idenë që Lëvizja Vetëvendosje ta votojë shfuqizimin e Speciales me kushtin që të dorëhiqen Hashim Thaçi dhe të tjerët, duke aluduar në Ramush Haradinajn e Kadri Veselin.

“Mendoj se njëherë për njëherë nuk do të marrim pjesë në votim. Kam dëgjua se është përmend prej disa njerëzve përfshirë edhe Albinin se duhet të kushtëzohet vota, me dorëheqjen e Thaçit me gjana të tilla”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thotë se ambasadorët ia tepruan me kërcënime për Specialen

Takimet e shumta të ambasadorëve të vendeve të fuqishme që janë në Kosovë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rrëfimit të Shpend Ahmetit duket se kanë qenë goxha të ashpra.

Ahmeti në një intervistë në “Debat D+” tha se është habitur me  gjithë ato takime të ambasadorëve.

“Nuk ka pas ambasadorë që nuk ka ardhë me na taku, edhe mu që nuk jam deputet, e lërë më deputetët. Kështu bile, Gjermania e Franca i dërgoi edhe drejtorët e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Ahmeti.

Më pas edhe i ka komentuar deklaratat e ambasadorëve, të cilët edhe publikisht kanë thënë se rrëzimi i Speciales nënkupton izolim të Kosovës dhe rrezikshmëri të lartë për statusin e saj ndërkombëtar.

“Kërcënime të tilla unë asnjëherë nuk kam dëgjuar në karrierën time të shkurtër politike. Bile mendoj që ja kanë tepru pak. Nuk e kuptoj pra çka po ndodhë”, ka thënë Ahmeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test