“Haradinaj po e dërgon vendin në izolim të tërësishëm”

Politika

“Haradinaj po e dërgon vendin në izolim të tërësishëm”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 janar 2018 Në ora: 17:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se qeveria e Kosovës nuk u jep llogari ambasadorëve për vendimet që merr Kuvendi i Kosovës.

E këto deklarata të Haradinajt kundër ambasadorëve, i komenton njohësi i çështjeve politike, Jeton Kelmendi.

Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se këto deklarata janë të papërgjegjshme që shkojnë në dëm të vendit dhe me këto deklarata tregojnë që vendi po shkon drejt një izolimi të tërësishëm.

Image
Jeton Kelmendi

“Këto deklarata të Haradinajt janë të papërgjegjshme dhe në dëm të vendit, pasi që me këto deklarata kundër ambasadorëve amerikan, po zbehen raportet mes Kosovës dhe miqve tanë. Gjithashtu këto deklarata tregojnë që vendi po shkon drejt izolimit të tërësishëm dhe po e lënë Kosovën një hap mbrapa integrimeve Evropiane”, tha Kelmendi.

Ai fton popullin që të organizohen për një protestë të madhe që ta rrëzojnë këtë qeveri, pasi sipas Kelmendit, më mirë është që kjo qeveri të rrëzohet se sa të prishen marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtarë.

“Mendoj se pas këtyre deklaratave kundër ambasadorëve, populli duhet të organizohet për një protestë të madhe gjithëpopullore dhe ta rrëzojnë këtë qeveri, pasi më mirë është që kjo qeverie e dështuar të rrëzohet, se sa të prishen marrëdhëniet me miqtë tanë ndërkombëtarë”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat