Haki Abazi flet për përplasjet për rritjen e rrogave, tregon pse PDK-së nuk i konvenon ta prish koalicionin

Politika

Haki Abazi flet për përplasjet për rritjen e rrogave, tregon pse PDK-së nuk i konvenon ta prish koalicionin

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 janar 2018 Në ora: 22:32
Haki Abazi

Në mbrëmjen e së martës është bërë e ditur që Ministri i Financave, Bedri Hamza ka marrë vendim që të mos zbatojë vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Haki Abazi ka thënë për “Bota sot” që nga fillimi partneret në koalicion kanë qenë me pozita të ndryshme në shumicën e çështjeve përfshirë këtu edhe pozicionimet për aspektet buxhetore.

 “Përplasja për rritjen e pagave është e natyrshme sidomos duke pas parasysh që PDK ka bërë rritjen e pagave në të kaluarën për kategori të ndryshme dhe tani nuk lejon që një gjë e tillë të bëhet për të treguar kontroll dhe "muskuj" jo pse ka ndonjë disiplinë për shpenzimet”, ka deklaruar Abazi.

Për më tepër, Abazi ka shtuar se PDK nuk i shkon përshtat prishja e koalicionit pasi mund të mbeten pa pushtet dhe se krijimi i krizave ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problemet parësore.

“Në këtë kohë dhe përballja me sfidat nuk i shkon për shtati PDK për të prishur koalicionin meqë do të mbetet plotësisht pa pushtet dhe është e natyrshme që të mbrojë vetën por duke dashur të tregoje se ka pushtet. E gjithë kjo është një loje dhe aspak seriozitet. Krijimi i krizave dytësore gjithashtu ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problemet parësore me të cilat po ballafaqohet vendi”, ka përfunduar Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat