Thaçi heqë dorë nga padia për gjenocid ndaj Serbisë? - Bota Sot
Thaçi heqë dorë nga padia për gjenocid ndaj Serbisë?

Politika

E shtunë, 26 maj 2018

Thaçi heqë dorë nga padia për gjenocid ndaj Serbisë?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 2 shkurt 2018 Në ora: 18:33
Presidenti Hashim Thaçi

Deklaratat e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për të paditur Serbinë për krime lufte po del të kenë qenë vetëm për konsum politik. Pasi që tashmë ai vet ka deklaruar se do t’i jep prioritet normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e jo të padisë shtetin serb për krimet e luftës. Opozita dhe analistët kritikojnë Thaçin se ai zakonisht bën deklarata të mëdha politike për konsum ditor.

“Kosova do të ngritë padi ndaj Serbisë për gjenocid. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, sepse dhuna dhe spastrimi etnik ka qenë i dirigjuar drejtpërdrejt nga shteti i Serbisë në Kosovë”, kështu pati deklaruar Hashim Thaçi në një deklaratë për media, në shkurt të vitit 2015 që mbante pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

 

Për të bërë këtë, ai thoshte se duhet pritur vetëm momentin e përshtatshëm.

“Çështja e ushtrimit të gjenocidit në Kosovë nuk vjetërsohet. Prandaj në momentin që krijohen rrethanat e përshtatshme legale për Kosovën si shtet, ne do ta ngrisim këtë çështje”, pati deklaruar ai.

Por, tash Thaçi që mban pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës po e thotë pikërisht të kundërtën.

Në një intervistë të tij të fundit për Radio Televizionin Publik të Kroacisë (HRT), Presidenti është shprehur se ai është i vendosur për të arritur paqe me Beogradin, e jo për të hedhur në gjyq shtetin serb për të bëmat çnjerëzore gjatë luftës në Kosovë.

“Çdo armiqësi e re Kosovë – Serbi nënkupton stagnim për dy vendet, por edhe për rajonin, sepse raporti Kosovë – Serbi nuk nënkupton vetëm raport të dy vendeve, por ka një reflektim më të gjerë. Kosova nuk e harron gjenocidin e Serbisë që e ka kryer në Kosovë, por jemi të vendosur të ndërtojmë paqe”, ka thënë Thaçi në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kroacisë (HRT).

Deputetët dhe analistë politikë shprehen kritik ndaj deklaratës së presidentit dhënë për televizionin kroat, pasi që sipas tyre ishte pikërisht ai që thoshte publikisht se institucionet e Kosovës duhet të padisin Serbinë për krimet e luftës.

Gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të presidencës për të dhënë një qëndrimi për ndryshimin e qëndrimit të presidentit për çështjen në fjalë, por askush nuk është përgjigjur.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi thotë se nuk është i befasuar me deklaratat kontradiktore të kreut të shtetit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test