Mashtrimi i madh dhe zmbrapsja taktike e Thaçit nga shfuqizimi i Speciales

Politika

Mashtrimi i madh dhe zmbrapsja taktike e Thaçit nga shfuqizimi i Speciales

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 shkurt 2018 Në ora: 20:44
Hashim Thaçi

“Këtu gjithçka pritet prej tij, sepse kemi të bëjmë me një person pa kurrizor, një person më të pa besë, më të pa edukuar, të pasluftës në skenën e Kosovës, që nuk njeh asnjë parim politik, ligjor apo shoqëror. Ky person njeh vetëm mashtrimin, pabesinë, tradhtinë dhe krimin për interesin e vet personal dhe klanor”, ka thënë deputeti Kurteshi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka kritikuar të gjithë ata “që po e kritikojnë atë”,  për shkak të Gjykatës Speciale. Sipas tij, të gjithë kritikët po i hedhin kritika të vazhdueshme.

“Ajo që ka ndodhur në 2015-tën, të djegin Kuvendin e Kosovës për këtë çështje, sot janë entuziastë për Gjykatën Speciale. Nuk e di pse të gjithë më fajësojnë mua, ndihem mirë që tash koha më jep të drejtë për vendimin tim për themelimin e Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Duke folur rreth asaj se si vlerësohet një deklaratë të tillë nga Hashim Thaçi, dhe se apo mundohet ai që me këtë deklaratë ta shfajësojë veten, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë për “Bota sot” se këtu kemi të bëjmë me personin më të rrezikshëm.

“Këtu gjithçka pritet prej tij, sepse kemi të bëjmë me një person pa kurrizor, një person më të pa besë, më të pa edukuar, të pasluftës në skenën e Kosovës, që nuk njeh asnjë parim politik, ligjor apo shoqëror. Ky person njeh vetëm mashtrimin, pabesinë, tradhtinë dhe krimin për interesin e vet personal dhe klanor”, ka thënë deputeti Kurteshi.

Ndërsa anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se kjo është tipike për Thaçin dhe metodat tanimë të njohura të veprimit të tij , bëje “llugë” fillimisht, e që pastaj të dalësh shpëtimtari dhe personi i cili mund të zgjidhë probleme.

“Këto veprime janë tej mase të papranueshme dhe skajshmërisht të dëmshme për vendin dhe imazhin e Republikës së Kosovës si shtet serioz dhe i denjë për miqësi me familjen e shteteve të civilizuara dhe demokratike. Dëmi është shkaktuar, pa marrë parasysh tërheqjen e tyre “qyqarëllake”, edhe pse pasojat do të ishin shumë më të rënda nëse iniciativa do të kalonte”, ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat