Liberalizimi i vizave, pas miratimit të demarkacionit? - Bota Sot
Liberalizimi i vizave, pas miratimit të demarkacionit?

Politika

E premte, 25 maj 2018

Liberalizimi i vizave, pas miratimit të demarkacionit?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 shkurt 2018 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare, “Çohu”, që merret me monitorimin e luftimit të korrupsionit nga ana e institucioneve publike, thotë se Kosova nuk e ka të sigurt liberalizmin e vizave, nëse e miraton marrëveshjen e demarkacionit.

Image
Arton Demhasaj

“Ne e dimë se kushti kryesore për liberalizimin e vizave mbetet luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i demarkacionit. Kështu që ratifikimi i kësaj marrëveshje nuk nënkupton asesi që do të kemi liberalizim të vizave, sepse pastaj do të shikohet edhe kushti i dytë që është luftimi i korrupsionit”, tha Dehmasaj për “Bota sot”.

Edhe zyrtarët e BE-së në çdo vizitë në Kosovë kanë deklaruar se kushti kryesor për liberalizmin e vizave, mbeten luftimi i korrupsionit dhe miratimi i demarkacionit.

Por, Dehmhasaj thotë se për të marr liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian duhet të hartojnë një raport për Kosovën se a është luftuar mjaftueshëm korrupsioni.

“Pas këtyre dy çështjeve do të kemi një raporti të Bashkimit Evropian karshi Kosovës për liberalizim të vizave, pastaj do të shkojë nëpër procedurat dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian edhe ka procedurë që zgjat në këtë çështje. Nuk mund të presim që menjëherë që sapo të miratohet demarkacioni tash Kosovës i hiqen Vizat, sepse nuk është që po luftohet mjaftueshëm korrupsioni”, shtoi Demhasaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test