Kosova nuk ka nevojë për Komplekse rezidenciale të luksit

Politika

Kosova nuk ka nevojë për Komplekse rezidenciale të luksit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:33
Hashim Thaçi

“Kosova ka nevojë për spitale më të mira, shtretër e barna më shumë. Vizitoni pak spitalet shtetërore dhe shihni mjerimin aty. Kosova ka nevojë për arsim më cilësor, për dije më shumë. Ka nevojë për gjykata më të forta. Tek pasi ti kemi përfunduar punët në shëndetësi, arsim e gjyqësi - tek atëherë - mund të flasim për zyrat e politikanëve, të kolegëve të mi” ka thënë Deputeti Lumir Abdixhiku.

Ideja e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të mbartën, në një godinë shtetërore apo rezidencë nuk është pritur aspak mirë dhe ka pasur reagime të shumta.

Thaçi, këtë kërkesë e ka adresuar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Kosova ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore. Thaçi, në fjalimin  e tij, para kabinetit qeveritar, ka shtruar tri propozime, për të cilat ka thënë se do të shërbejnë në kultivimin dhe kompletimin e identitetit tonë shtetërorë.

“Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet ti kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror. Në shërbim të këtij qëllimi, kabinetit qeveritar i bëra tri propozime, të cilat shpresoj se do të marrin përkrahjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë. Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës” ka thënë Thaçi.

Në lidhje më propozimin e Presidentit Thaçi, kanë reaguar deputetë të shumtë duke e kundërshtuar idenë e Presidentit.

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat