Qeveri teknike gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e temave të mëdha

Politika

Qeveri teknike gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e temave të mëdha

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:40
Ramush Tahiri

Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, Demarkacioni e liberalizimi i vizave janë çështje aktuale dhe mjaft të rëndësishme për vendin.

Për këto dhe tema të tjera, në një intervistë për gazetën “Bot sot”, ka folur politologu Ramush Tahiri, i cili thotë se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse, pasi kemi një qeveri që nuk gëzon popullaritet të brendshëm dhe jemi në një izolim ndërkombëtar.

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend?

Ramush Tahiri:
Gjendja aktuale politike në Kosovë edhe pse duket e qëndrueshme nuk është e kënaqshme për faktin se kemi në Qeveri të brishtë, që në Parlament mbahet vetëm për një votë më shumë, se kemi një koalicion si thotë populli të zorit, se kemi një Qeveri shumë të madhe në numra, pra me shumë ministra e edhe me më shumë zëvendësministra, me shumë këshilltarë dhe staf mbështetës që i kushton buxhetit të Kosovës por edhe që nuk sjell ndonjë cilësi në punë sepse janë marrë njerëzit sipas përkatësisë partiake dhe janë kryer obligimet e pazaret e partnerëve të koalicionit ndaj njëri tjetrit. Më shume kemi deklarative se sa punë programore dhe më shumë vendime të aty për atyshme se sa vendime të dala nga shkoqitja e një strategjie afatgjate, të zhvillimit apo politike apo tjetër. Kosova ka hyrë si asnjëherë përpara edhe në një mosmarrëveshje apo moskuptim me faktorin ndërkombëtar me BE-në dhe me SHBA-në, kemi deklaratat publike të ambasadave por edhe të përfaqësuesve të lartë shtetërorë, që tërheqin vërejtjen për trendet dhe për kahjet negative dhe jo të dëshirueshme nëpër të cilat po kalon shteti i Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat