Të vërtetat e Bekim Jasharit fundosin PDK-në dhe "të fortit " e saj

Politika

Të vërtetat e Bekim Jasharit fundosin PDK-në dhe "të fortit " e saj

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 8 shkurt 2018 Në ora: 20:04
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Ka një kohë të gjatë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë shkelur në kullën e familjes së Komandantit Legjendarë Adem Jashari. Edhe në ditët e shënuara, ata janë mjaftuar me vizitën vetëm tek kompleksi memorial, por jo edhe tek Kulla e familjes Jasharit. E ky disponim, po vërehet edhe aktualisht, kur në krye të Komunës së Skenderajt, ka ardhur, Bekim Jashari, djali i Komandantit Legjendarë Hamëz Jashari. PDK është duke “sabotuar”, punën e Jasharit në Komunën e Skenderajt. Gjithë kjo situatë, është përcjellë me akuza e kundër akuza. 

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ditë më parë ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryetarit Sami Lushtaku, pasi që asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës po e bojkotojnë punën e Kuvendit Komunal.

Veç kritikave për qeverisjen e kaluar, djali i Hamzë Jasharit, Bekimi, akuzoi Sami Lushtakun edhe për sabotim gjatë luftës së fundit.

Por, a është ky një sinjal se po vazhdojnë edhe me tej prishja e raporteve mes PDK-së e familjes Jashari, prishje kjo që ishte nisur nga koha e Thaçit si kryetar i partisë?

Ish-bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, thotë se marrëdhëniet mes familjes Jashari dhe PDK-së nuk do të prishën. Ndërsa, sipas analistit politik, durimi i familjes Jashari ka fund, “ata s’po munden më që të lejojnë që duke u thirrur në emër të tyre disa mafioze të rrjepin atdheun”.

Ramiz Lladrovci: Besoj se çdo mosmarrëveshje tejkalohet

E, kryetari i Komunës së Drenasit duke komentuar përplasjet e fundit në Komunën e Skenderajt, për gazetën “Bota sot” , tha se do të angazhohet maksimalisht që të ketë përparime, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Ai ka shtuar se miqësia me Jasharin është e bekuar për të, për shkak të familjes historike, Jashari.

Sipas kryetarit të Komunës së Drenasit,  Bekimit edhe si shok edhe si kryetar do t’i ofroj bashkëpunim pa rezervë në kuadër të kapaciteteve të tija.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat