Një rezolutë nga Kuvendi për paditjen e Serbisë për krime lufte - Bota Sot
Një rezolutë nga Kuvendi për paditjen e Serbisë për krime lufte

Politika

E diel, 18 shkurt 2018

Një rezolutë nga Kuvendi për paditjen e Serbisë për krime lufte

Albulenë Jahaj Nga Albulenë Jahaj Më 9 shkurt 2018 Në ora: 18:47
Kuvendi i Kosovës

Krimet e luftës, deri më tani nuk kanë qenë temë diskutimi në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa Bashkimi Evropian asnjëherë nuk ka premtuar se kjo çështje do të jetë e domosdoshme dhe se krimet duhet zbuluar. Në këtë drejtim, përveç fjalëve nuk ka pasur thuajse asnjë veprim konkret nga ana e institucioneve të Kosovës. Në kohën kur Gjykata Speciale do të fillojë punën e saj, një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës, që do të qonte në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë, po konsiderohet e domosdoshme.

Një rezolutë e nxjerrë nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, për të kërkuar edhe zyrtarisht zbardhjen e krimeve të luftës do të ishte e domosdoshme, që njëherë e përgjithmonë të fillohej hetimi dhe ndëshkimi i fajtorëve.

 Debate të shumta janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen, për shkak të mos bardhjes së krimeve të luftës në Kosovës.  Mirëpo, deri më sot, nuk ka pasur asgjë konrete në këtë drjetim.

Krimet e luftës, deri më tani nuk kanë qenë temë diskutimi në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa Bashkimi Evropian asnjëherë nuk ka premtuar se kjo çështje do të jetë e domosdoshme dhe se krimet duhet zbuluar. Një mundësi tjetër e zbardhjes se krimeve të luftës në Kosovë, do të ishte edhe Gjykata Speciale, e cila sipas njohësve të rrethanave politike, do të duhej merrej seriozisht edhe me krimet që janë bërë në Kosovë nga aparati shtetëror serb.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë për “Bota sot” se tani, kur është pothuajse është çështje ditësh, kur do të duhej të fillonte me punë Gjykata Speciale, përkatësisht Dhomat e specializuara, Kosova do të duhej shumë seriozisht të merrej me krimet që u bënë në Kosovë nga aparati shtetëror Serb. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test