Avokati: Kryeministri po ndërhyn në pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve - Bota Sot
Avokati: Kryeministri po ndërhyn në pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Politika

E diel, 19 gusht 2018

Avokati: Kryeministri po ndërhyn në pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 9 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Ramush Haradinaj

Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ankesën e tyre, ndaj rritjes së pagave nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë vendim të Haradinajt, opozita po e sheh si të kundërligjshëm, për shkak se sipas tyre, ai është në shpërputhje me gjendjen socioekonomike në vend.

“Ky vendim është jokushtetues edhe për shkak se ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim por edhe për shkak se është në shpërputhje me gjendjen socioekonomike. Pas vendimit të drejtë të AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet së pari të vendos për masë të përkohshme pra ta pezulloj këtë vendim, deri në shfuqizim të tij!”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dërgimit të ankesës në Kushtetuese.

E duke komentuar këtë çështje, avokati Adrian Gjoshi, ka pohuar se vendimi për rritje pagash, është i kundërligjshëm dhe i dëmshëm.

Image
Adrian Gjoshi

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se rritja e pagës së Qeverisë, rrit edhe pagën e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, gjë kjo e cila sipas Gjoshit, është ndërhyrje në pavarësinë e tyre.

“Vendimi I Qeverisë për rritjen e pagave, është vendim I kundërligjshëm dhe i dëmshëm. Është I kundërligjshëm, sepse Qeveria ka tejkaluar kompetencat kur ka rritur pagat për veten e saj. Poashtu, është i dëmshëm, duke e ditur se me rritjen e pagave të Qeverisë dhe kabinetit të saj, ex lege, rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, atëherë kjo është ndërhyrje në pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre”, është shprehur Gjoshi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese, duhet të vendos se një vendim i tillë është antikushtetues.

“Gjykata Kushtetuese, nuk duhet të lejojë që vendime të tilla ekzekutive të mbesin në fuqi, duke u kthyer më pastj në precedent dhe duhet të vendos se një vendim i tillë është kundërkushtetues”, ka pohuar për “Bota sot”, avokati Adrian Gjoshi.

Ndryshe, edhe Agjencia kosovare kundër-korrupsionit e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test