“Dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së”

Politika

“Dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 10 shkurt 2018 Në ora: 14:54
Ilustrim

Në tre vjetorin e arritjes së marrëveshjes së drejtësisë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka folur analisti Hidajet Ahmeti, i cili ka thënë se me këtë marrëveshje janë paraparë që të bëhet “integrimi” i serbëve i cili ka dështuar.  

“Marrëveshja e Brukselit për Drejtësinë është një nga marrëveshjet e arritur në dialogun e Brukselit i që parashihte  konsolidimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës në fushën e drejtësisë në pjesën veriore të vendit. Kjo  marrëveshja për drejtësinë parashihte  vendosjen e një sistemi unitar të drejtësisë në pjesën veriore të vendit, si dhe shuarjen e strukturave paralele serbe të drejtësisë në Kosovë. Planet specifike të zbatimit janë dakorduar me qëllim që të përfshihen tri proceset relevante: 1. Vendosja e sistemit unitar të drejtësisë në veri të Kosovës, 2. Shuarja e strukturave paralele serbe të drejtësisë në Kosovë, dhe 3. Integrimin e ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Hidajet Ahmeti

Gjithashtu, ai ka shtuar se  kjo marrëveshje ngërthente brenda vetës pika të caktuara  që me jetësimin e tyre kuptimsonin shtetin e Kosovës.

“Edhe “integrimi” i serbëve që proklamohej përmes kësaj marrëveshje dështoj, pasi marrëveshja e nënshkruar në mes dy shteteve nuk u zbatua  në bazë të planit dinamik. Dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë, duke  fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtarë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë. Gjashtë vite bisedime, jo që u integruan serbet në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës”, ka deklaruar ai.

Për më shumë, ai ka potencuar se shumica e marrëveshjeve të arritura në Brukselë  nuk janë zbatuar dhe se ky dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë Bashkimit Evropian.

 “Shumë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë, edhe ndërmjetësja në mes palëve BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë. Shume herë u malltretuan ish luftëtarët e UÇK-së, u fyen institucionet e Republikës së Kosovës, u provokua për mes ndërtimit të murit dhe tendencën për futjen e trenit provokues, por institucionet e Republikës se Kosovës prapë vazhduan me logjikën e njëjtë karshi dialogut. Me këtë logjikë, dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së dhe mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë dhe do ta dëmtojë Republikën e Kosovës në substancë”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat