Faqja e zezë dhe faqja e bardhë e Kosovës 10 vjeçare

Politika

Faqja e zezë dhe faqja e bardhë e Kosovës 10 vjeçare

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 shkurt 2018 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

10 vjetori i shtetësisë, po e gjen Kosovën të përgjysmuar sa i përket procesit të saj shtet ndërtues.

Kosova nuk e ka ende Ushtrinë dhe vazhdon të jetë vendi më i izoluar i Ballkanit, por edhe Evropës në tërësi. Këto fakte,  janë të mjaftueshme, për ta parë se sa larg të qenurit si shtet i mirëfilltë qëndrojmë. E krejt këto dështime, të cilat shteti 10 vjeçar po i përjeton, zbehin shpresat e qytetarëve për ditë më të mira.

Kosova është “një përrallë e bukur me personazhe të këqija”, që janë përfaqësuesit politik të saj. Këtu, do të vlente të theksohej vargu i poetit Ali Asllani: “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”.

Si populli ndër më optimistët që jemi, natyrisht se duhet të gjejmë “ngushëllim” diku. Tek e keqja që e ka kapluar vendin, duhet të gjejmë të mirën dhe të paktën për diçka të ndihemi krenarë. E mira në mesin tonë, janë sportistët dhe artistët, të cilët po na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Se kultura dhe sporti janë ambasadorët më të mirë të një shteti, po e dëshmojnë përfaqësuesit e Kosovës nëpër ngjarje të ndryshme e gara ndërkombëtare.

Qytetarët e Kosovës, por jo edhe politikanët, mund të mburren me suksesin e madh të xhudistit Akil Gjakova, i cili fitoi medaljen e artë në Grand-Slamin e Parisit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat