Propaganda e dështuar e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Propaganda e dështuar e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës

Politika

E hënë, 20 gusht 2018

Propaganda e dështuar e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 13 shkurt 2018 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

“Propagandat diplomatike që vijnë në kuadër të politikës së jashtme të Serbisë, të sponsorizuara nga Rusia kanë vetëm një qëllim, parandalimin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe kjo më së miri arrihet duke shfrytëzuar personalitete të shteteve aleate të Kosovës”, thotë për “Bota sot”, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani.

Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, shtetit serb ka nisur dy beteja të fuqishme që kanë për qëllim minimin e shtetësisë së Kosovës.

Njëra prej këtyre betejave është ajo për shkëmbim të territoresh në mes së dyja vendeve. Zyrtarët serb, ka vite që në qarqe ndërkombëtare po e kërkojnë pjesën veriore të vendit në këmbim që Kosova të marrë Komunën e Preshevës dhe disa pjesë tjera të këtij rajoni.

Kurse, beteja tjetër e këtij shteti, është ajo përmes përhapjes së propagandës kundër pavarësisë së Kosovës, përmes mediave serbe që janë vegla të Qeverisë dhe të presidentit , Aleksandër Vuçiq.

Gjatë këtij muaji, këto mediume kanë nisur një propagandë ndaj Kosovës përmes intervistimit të njerëzve ndërkombëtare që ndajnë mendime të njëjta me Beogradin sa i përket intervenimit të NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shumica e shteteve të botës.

Një intervistë të tillë, mediumet serbe e kanë bërë me zëvendës-kancelarin e Austrisë, Heinz-Christian Strache që sipas shumë politikanëve perëndimor ai është një dorë e zgjatur e presidentit të Rusisë Vladimir Putinit.

Ky zëvendës-kancelar, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi duke folur për çështjen në fjalë tha se ai nuk sheh rrezik se shteti austriak ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test