Autoritetet në Kosovë t`i përfillin mesazhet e diplomacisë gjermane

Politika

Autoritetet në Kosovë t`i përfillin mesazhet e diplomacisë gjermane

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 15 shkurt 2018 Në ora: 22:22
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel

Dje gjatë një konference për media, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kërkuar kalimin e demarkacionit dhe mos pengimin e Gjykatës Speciale.

 Për me tepër, ai ka deklaruar se sfidat të cilat duhet t’i kalojë Kosova janë zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave, po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur, si dhe të zgjidhen edhe vrasjet në veri të vendit.

“Ne angazhohemi që Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme janë ato Dhomat e Specializuara të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet edhe çështja e demarkacionit me Malin e  Zi është mirë që ky kriter të plotësohet dhe të zgjidhet çështja e vizave”, ka shtuar ministri Gabriel.

Image
Leon Duhanaj

Analisti Leon Duhanaj, ka thënë se duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj deklaratave politike gjermane.

“Dihet mirëfilli se  Gjermania është lokomotiva e Unionit Evropian. Në këtë kontekst, secili vend aspirant, për t'u integruar, duhet të ketë kujdes të shtuar ndaj deklaratave politike gjermane”, ka deklaruar Duhanaj.

Gjithashtu,  ai ka shtuar se vendi ka të njohur qëndrimet e qeverisë gjermane ndaj Beogradit.

“Kosova, ka të njohura qëndrimet e qeverisë gjermane karshi Beogradit. Këndej, duhet të ketë kujdes të shtuar në ruajtjen  e raporteve të mira me R.F. Gjermane”, ka potencuar Duhanaj.

Në fund, ai ka folur edhe për kërkesat e ministrit Gabriel për të cilat ka thënë se janë legjitime  dhe se qeveria nuk ka ndonjë arsye të mos përmbushen.

“Këto kërkesa janë krejtësisht legjitime, madje janë kërkesa që kanë mbështetjen edhe të qytetarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, Qeveria nuk ka ndonjë arsye të mos i përmbush”, ka përfunduar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat