Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e cila ka vendosur që të dielën të mbahet seanca e jashtëzakonshme për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në një pronincim për gazetën ‘’Bota sot’’, Fehmi Ferati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se ose Kosova po falë tokë, ose Mali i Zi ia kishte dhënë Kosovës tokën për shfrytëzim.
‘’Të gjitha deklaratat janë të versionit me ua përzi popullatës me kos këtë çështjen e demarkacionit. Në këtë kontekst është thjeshtë kjo punë ose ne po falim territor ose Mali i Zi na kishte dhënë për shfrytëzim territorin deri tani!!!’’, përfundon Ferati.