10 vjetori i Pavarësisë, njohjet kanë stagnuar

Politika

10 vjetori i Pavarësisë, njohjet kanë stagnuar

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 shkurt 2018 Në ora: 13:19
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj ka folur për “Bota sot” rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka potencuar se ky proces ka stagnuar pasi që shumë vende kanë probleme të edhe probleme të brendshme politike.

Image
Gjergj Dedaj

“MPJ është e përkushtuar në dinamizimin e procesit të njohjeve të reja të Republikës së Kosovës. Pas rreth 116 njohjeve të Kosovës nga vendet më të fuqishme dhe me demokratiket në bote, është normale se ky proces stagnon dhe kjo jo vetëm se nuk është punuar apo këtë se meriton Kosova por shume vende kanë edhe probleme të brendshme politike dhe nuk e kanë venë në agjende çështjen e Kosovës. Unë personalisht si zëvendësministër i jashtëm jam duke bërë përpjekje të shfrytëzoj lidhjet i mija të hershme kryesisht me pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat hezitojnë dhe ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Dedaj për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar kjo paraqet problem në perspektiven europiane të Kosovës, por edhe ndikon te bota e trete që të neglizhojnë trendin e njohjeve.

“Në këtë përvjetorë të 10 të pavarësisë duhet të mburremi me njohjet aktuale dhe të dinamizojmë diplomacinë kosovare për të vazhduar me procesin e njohjeve të reja nga të gjitha shtetet anëtare të BE dhe NATO-s por edhe vendet tjera duke përfshirë edhe Serbinë e cila një dite do ta njohë Republikën e Kosovës. Në emër të MPJ uroj qytetaret e Kosovës për 10 vjetorin si dhe falënderoj miqtë tanë Amerikan dhe Europian për mbështetje historike për Kosovën”, ka përfunduar Dedaj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat