“S’ka liberalizim të vizave këtë vit, krerët e shtetit duhet ta luftojnë njëri tjetrin”

Politika

“S’ka liberalizim të vizave këtë vit, krerët e shtetit duhet ta luftojnë njëri tjetrin”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 17 shkurt 2018 Në ora: 14:39
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Dje është arritur aneks marrëveshja me Malin e Zi, për të rishikuar kufirin.

E ratifikimi i Demarkacionit është një nga kushtet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Madje dje, Mali i Zi dje uroi Kosovën për liberalizim të vizave.

Se sa është e mundur një gjë e tillë, profesori Jeton Kelmendi shprehet skeptik për liberalizim të vizave këtë vit, pasi sipas tij, krerët e shtetit duhet ta luftojnë njëri tjetrin

Image
Jeton Kelmendi

“Unë ju them me shumë bindje se premtimi për viza ka marrë shumë kohë, i vetmi vend në rajon që ende nuk ka liberalizim të vizave sërish do të ketë problem për faktin se Kosova për ta pasur liberalizimin e vizave duhet ta luftojë korrupsionin, e luftimi i korrupsionit do të thotë luftimi i liderëve politikë, p.sh Hashim Thaçi ta luftojë Ramush Haradinajn dhe Kadri Veseli, Kadri Veseli t’i luftojë Haradinajn dhe Thaçin dhe Haradinaj t’i luftojë Thaçin dhe Veselin. Pra, secili ta luftojë secilin, kurse këta kush, t’i luftojë një drejtësi që është në shërbim të politikës. Prandaj unë jam skeptik që do të ketë liberalizim të vizave në këtë vit në këtë situatë”, ka thënë ai për “bota sot”.

Seanca është vendosur për të dielën, por kryeministri Haradinaj sot ka thënë se seanca do të mbahet javën e ardhshme./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat