Çka ndikoi që Thaçi t’i dekorojë me medalje presidenciale “shokët” e luftës?

Politika

Çka ndikoi që Thaçi t’i dekorojë me medalje presidenciale “shokët” e luftës?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 18 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka nderuar një sërë personalitetesh për kontributin e tyre.

Por, në mesin e shumë personaliteteve që ka dekoruar Thaçi, gjenden edhe shokët e tij të luftës si Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, Kadri Veseli, e shokë të tjerë nga ish-partia e tij, PDK.

Por, dekoratat e presidentit për këta persona, njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi, nuk i sheh si meritore.

Image
Faik Krasniqi

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Krasniqi ka thënë se në listën e Thaçit, gjenden shumë politikanë që, sipas tij, janë përgjegjës për shumë të këqija që i kanë ndodhur Kosovës, pa luftës.

“Një pjesë të madhe të atyre dekoratave nga ana e Presidentit Thaçi, nuk i konsideroj dekorata meritore, e aq më pak që në atë listë gjenden shumë politikanë që janë përgjegjës për shumë të këqija që i kanë ndodhur vendit tonë në Kosovën e pasluftës”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, dekoratat është dashur t’u ndahen personaliteteve jashtë skenës politike.

“Ato dekorata do të duhej t'u jepeshin njerëzve jashtë skenës politike, të cilët kanë merita të mëdha për këtë vend. Por, siç duket këtu ka ndikuar miqësia mes Presidentit dhe shumë prej atyre që janë dekoruar”, ka thënë Faik Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat