Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ditë më parë ka bërë të ditur se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse veç e dëshiron integrim e saj në BE.
Ai i ka bërë me dije Beogradit zyrtar, se nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian, atëherë duhet doemos që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës.
Duke folur rreth asaj se a do ta pranojë Serbia Pavarësinë e Kosovës, kur dihet se ajo me çdo kusht është munduar që ta shkatërrojë shtet formimin e saj, analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për “ Bota sot” se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë një deklaratë e cila i përket një realitet faktik e substancial, e cila realisht qëndron brenda misionit të BE-së si organizatë.
Sipas tij, struktura ligjore e funksionimit të BE-së është e rregulluar dhe integruar brenda misionit të BE-së në rregullimin e raporteve ndër shtetërore, e posaçërisht për shtetet të cilat kanë pasur konflikt në të kaluarën.
“MSA-ja e cila brenda vetës ngërthen dispozitat e saj të cilat janë të firmosura në mes BE-së dhe shteteve pretendonte, të cilat ndjekin rrugën për t’i harmonizuar politikat publike të shteteve pretendente me ato të BE-së. Qeveria serbe është shumë e vetëdijshme për rrugën e saj të vështirë, por karshi opinionit publik lëshon deklarata të pamatura, jo serioze, kontroverse e më përmbajtje të një “realiteti” të rrejshëm. Realisht , qeveritë e kaluara serbe, por edhe kjo e tanishmja është në dijeni për realitetin faktik të statusit të shtetit të Kosovës , por deklaratat e tyre kinse nuk e njohin shtetin e Kosovës përdorën më shumë për konsum të brendshëm”, ka thënë Ahmeti.
Ai konsideron se Serbia si shtet ka dy rrugë, në të parën të qëndrojë jashtë strukturës organizative të BE-së e të mos njoh Kosovën, e që një gjë e tillë nuk i konvenon, dhe rruga e dytë ta njoh shtetin Kosovës dhe të jetë brenda BE-së e një rrugë të tillë është duke e ndjekur.
“Shteti i Kosovës është një realiteti i pakthyeshëm dhe këtë gjë shteti serb e di shumë mirë, por momentalisht nuk mund ta pranoj një realitet të tillë në diskursin e brendshëm politik më shumë shkaku interesave politike të tyre. Shteti serb, para anëtarësimit në BE e saktësisht në negociatat për kapitullin e 36-të të MSA-së, Serbia do ta ketë kushtin për njohjen e Kosovës, për të cilin kusht është e vetëdijshme klasa politike në Serbi”, është shprehur analisti Ahmeti.