Serbia do të detyrohet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës

Politika

Serbia do të detyrohet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 shkurt 2018 Në ora: 20:35
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel

“Duhet të ruajnë dhe të rrisin bashkëpunimin me miqtë ndërkombëtarë por pa servilizëm. Kështu që duhet që të luftojnë krimin dhe korrupsionin në të gjitha dikasterët e qeverisë. Të jenë këmbëngulës në të gjitha këto pika dhe Serbia do të detyrohet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë deputetja Drita Millaku.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ditë më parë ka thënë se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse do integrim në BE-në. Ai ia ka bërë me dije Beogradit zyrtar, që nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Përfaqësues partish dhe analistë, e konsiderojnë të vështirë njohjen e Kosovës nga Serbia, duke pasur parasysh, se ajo me çdo kusht mundohet ta shkatërrojë shtet formimin e saj, në çfarëdo forme.

Në lidhje me këtë, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se institucionet e vendit do të duhej të punojnë fuqishëm në ndërtimin e institucioneve me njerëz profesional dhe kombëtar.

Sipas saj, të gjithë duhet të punojnë shumë në kthimin e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës.

Ndërsa, anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se porosia ishte shumë e qartë dhe e pa dilemë.

Ai ka thënë se Gjermania nuk ka qenë asnjëherë më e drejtpërdrejtë se sa me këtë deklaratë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat