Analisti numëron ngecjet e Qeverisë së Kosovës

Politika

Analisti numëron ngecjet e Qeverisë së Kosovës

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 19 shkurt 2018 Në ora: 21:43
Qeveria e Kosoves

Kosova ka shënuar dhjetë dekada që nga shpallja e pavarësisë së saj dhe ende ballafaqohet me probleme pothuajse të njëjta.

Demarkacioni, korrupsioni, themelimi i ushtrisë, nepotizmi e shumë çështje të ndjeshme ende nuk janë zgjidhur nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këto, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, analisti Blerim Burjani thekson se Kosova ka hasur në ngecje në shtetformimin e saj.

Image
Blerim Burjani

‘’Rendi dhe ligji, korrupsioni dhe nepotizmi janë sfida më e madhe e sigurisë së shtetit të Kosovës, pasurimi pa bazë , kontrolli i aseteve publike janë dëmet më të mëdha të bëra deri më tani ndaj shtetit. Sfidat politike me të cilat ende po ballafaqohet Kosova janë, Demarkacioni, asociacioni, stabiliteti politik, zhvillimi i dobët ekonomik, mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale”.

“Janë katër prioritete të Kosovës, zhvillimi ekonomik , mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale si dhe proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ndërsa ka ende mangësi në politikbërje pasi që vendimmarrja është e dobët dhe ka lidership ende jo stabil.  Megjithëse edhe pse shikuar më gjërë ka shumë gjëra që nuk kanë ecur përpara por vlenë të theksojmë edhe mos themelimin e ushtrisë së Kosovës’’, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat