“Haradinaj nuk duhet të frikësohet nga tradhtia e PDK-së”, kjo gjë mund ta rrëzojë Qeverinë

Politika

“Haradinaj nuk duhet të frikësohet nga tradhtia e PDK-së”, kjo gjë mund ta rrëzojë Qeverinë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 shkurt 2018 Në ora: 17:33
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Qeveria aktuale e Kosovës, e përbërë nga koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe, nuk po ju ecin punët ashtu siç e kanë planifikuar në fillim të mandatit.

Gjatë punës së tyre si koalicion i përbashkët, po hasin në disa mosmarrëveshje mes tyre, e kjo gjë mund jetë arsye që nuk mund të ju zgjas qeverisja deri në fund të mandatit.

Lidhur me këtë, analisti politik, Lirim Zorra, në një prononcim për “Bota sot” thotë se kjo qeveri mund të bie nëse nuk kalon demarkacioni, pasi që në atë rast disa deputetë do të ktheheshin kundër pozitës për tu bashkuar me opozitën në përpjekje për shkarkimin e zgjedhjeve të reja.

Image
Lirim Zorra

“Qeveria Haradinaj mund te bjere vetëm ne rast se nuk kalon demarkacioni dhe disa deputet si Milaim Zeka e te tjerë mund te bashkohen me opozitën për shkarkim dhe zgjedhje te reja”, u shpreh Zorra.

Ai thotë se Haradinaj nuk duhet të frikësohet nga tradhtia e PDK-së, sepse kjo e fundit nuk është e interesuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për disa arsye.

“Nuk besoj se tani PDK është e interesuare për zgjedhje te jashtëzakonshme për disa arsye, e para po pret demarkacionin te kaloj dhe të marre një datë nga BE-ja kur mund te lëvizin hershem qytetarët pastaj të analizoj përfitimet elektorale, e dyta në rast se shkon në shkarkim të qeverisë e ka të pamundshme të bëjë koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nismën andaj nuk besoj qe shkon në rrëzim të qeverisë ku është edhe vetë, po ashtu PDK është në zgjedhje te brendshme ku padyshim kërkon forcim te partisë dhe strukturave mbas disa dobësimeve dhe përplasjeve ne degë”, përfundoi Zorra për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat