“Kosova nuk do të ketë përçarje politike, të gjithë të jenë unik në veprimet e tyre shtetformuese”

Politika

“Kosova nuk do të ketë përçarje politike, të gjithë të jenë unik në veprimet e tyre shtetformuese”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 shkurt 2018 Në ora: 18:24
Vesel Makolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel ditë më parë ka bërë të ditur se Serbia duhet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse do integrim në BE-në. Ai mes tjerash ka thënë se nëse Beogradit zyrtar dëshiron integrimin në Bashkim Evropian atëherë duhet patjetër që ta pranojë Pavarësinë e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli, duke folur rreth kësaj çështje, ka thënë për  “Bota sot” se është e ditur edhe historikisht që Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit që mos ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, gjegjësisht do të punojnë ne shkatërrimin e subjektivitetit të Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të mbaj qëndrimin e saj në mes të perëndimit dhe Rusisë duke u angazhuar zyrtarisht për hyrjen në BE, kurse me mendje dhe me shpirt duke mbajt lidhje të ngushta me aleatin historik të saj Rusinë.

“Rusia tek Serbia e sheh aleatin e saj të vetëm për ndikim në Ballkan , gjegjësisht për të tentuar prishjen e projekteve perëndimore për një zonë paqeje dhe qetësie në këtë pjesë të botes e cila në të shkuarën me të drejt është quajtur ‘’ Bure baruti’’. Është rasti i parë në histori që konstelacioni i forcave vendimmarrëse botërore është në anën tonë, andaj institucionet e vendit tonë duhet ta shfrytëzojnë këtë deri në maksimum, në atë forme që me veprimet e tyre, mos të qojnë ‘’ujë në mulli të huaj,, ( pra në favor të Serbisë dhe Rusisë) por duke vepruar si një trup, të punojmë për të mirën e kosovareve dhe për forcimin e shtetit duke krijuar hapësirë për veprim të aleateve tanë. Vërejtjet dhe sugjerimet e aleateve tanë (e atyre që me diplomacinë dhe luftën e tyre ishin faktori kyç në Pavarësimin e Kosovës),duhet të merren parasysh dhe të respektohen si sugjerime dhe vërejte prindërore dhe duhet të veprojmë që projekti amerikano-perëndimor i Kosovës së pavarur të jetësohet sa me parë me pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe me vendosjen e flamurit të saj në mesin e flamujve të shteteve të pavarura te këtij rruzulli”, ka thënë Makolli.

Ai shpreson se disa veprim komike në lidhje me çështjet e obligimeve të Kosovës ndaj institucioneve ndërkombëtare, si dhe rasti i vendosjes apo mos vendosjes së flamurit shtetëror të jenë të fundit dhe të mos përsëriten më, pasi që këto veprime shkojnë në dëme të Kosovës dhe shtetësisë të saj.

“Këto veprime  përveç që shkojnë në dëm të Kosovës ato edhe e devalvojnë në masë të madhe synimin tonë shekullor, për shtet të pavarur dhe i dëmtojnë marrëdhëniet tona me miqtë tan jetik. Mos uniteti i faktorit politik kosovar, gabimet tona si dhe interesat personale para atyre shtetërore i hapin rruge apo më mirë të themi, hapin shteg për veprim të armiqve tanë shekullor kundra shtetit të Kosovës. Maksima e mbretit Zog ‘’ atdheu mbi te gjitha’’ duhet të vleje për të gjithë pushtetarët tanë, dhe për gjithë ata kosovar që e dëshirojnë shtetin e pavarur të Kosovës, ( normalisht çdo kosovar-shqiptare e dëshiron dhe ka ëndërruar për këtë shtet). Andaj nuk kem nevojë për patriotizëm folklorik, por për patriotizëm racional duke respektuar së pari simbolet e shteti dhe duke vazhduar me obligimet e marra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe duke i treguar botës se ne jemi faktor stabilitet dhe paqës në Ballkan dhe me gjerë dhe duke e arsyetuar ndihmën e miqve tanë, për mrekullinë që u ka ndodhur shqiptareve, formimin e dy shteteve shqiptare, mrekulli që është pandan asaj të Mosiut me dërgimin e popullit të vet në Palestinën e premtuar nga Hyu”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, Kosova nuk do të ketë përçarje  politike, pasi të gjithë duhet të jenë unik në veprimet e tyre shtet formuese, duke thith kështu edhe investime për krijimin e vendeve të reja të punës, dhe duke e luftuar nepotizmin, e korrupsionin.

“Meqë kemi pas dhe kemi një miqësi të çelikosur me faktorin ndërkombëtare, atëherë  të gjitha këto veprime do t’ia mbyllin rrugët Serbisë për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës, ku edhe do ta qesim para aktit të kryer, ku duhet të zgjedhin perspektivën evropiane apo regresin e popullit. Në këtë rast jam i sigurt se Serbia do ta zgjedh progresin Evropian dhe do ta pranoj Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat