Largimi i Prokurorit Schwendiman nuk do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Politika

Largimi i Prokurorit Schwendiman nuk do të ndikojë në punën e Gjykatës Speciale

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 shkurt 2018 Në ora: 20:10
Prokurori David Schwendiman

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është në një rrugë të qëndrueshme dhe vazhdimësia sigurohet nga figura e Zëvendësit tim, Kwai Hong Ip. Ai po e merr detyrën e Prokurorit të Specializuar të Përkohshëm, siç ai bëri aq mirë me Task Forcën Hetimore Speciale pas largimit të Clint Williamson-it”, ka thënë për Gazetën “Bota sot”, David Schwendiman.

Në fund të marsit, Prokurori i Specializuar David Schwendiman, do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi atij i mbaron emërimi, e këtë e ka bërë të ditur ai javën e kaluar.

Në deklaratën e tij, Schwendiman, ka bërë të ditur që nuk po e jep dorëheqje as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së ose nga ana e Bashkimit Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

Ai po ashtu, ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me hetimet të cilat ai kryeson.

“Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve”, ka deklaruar Prokurori Schwendiman.

Pas përfundimit të detyrës, në vend të tij si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm, do të emërohet Kwai Hong Ip.

Por, sa mund të ndikojë përfundimi i mandatit të prokurorit David Schwendiman dhe emërimit të një prokurori të përkohshëm, në punën e Speciales dhe ngritjen e aktakuzave të para.

Për këtë, Prokurori David Schwendiman është përgjigjur ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, duke thënë se e trishton largimi, por që beson në kolegët e tij dhe punën e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat