Pse Hashim Thaçi nuk pati të drejtë mburrjeje në 10 vjetorin e pavarësisë?

Politika

Pse Hashim Thaçi nuk pati të drejtë mburrjeje në 10 vjetorin e pavarësisë?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 20 shkurt 2018 Në ora: 20:15
Hashim Thaçi

“Besoj se Thaçi po mundohet me çdo kusht të bëhet figurë historike, duke lozur me ndjenjat e qytetareve. Megjithatë, asnjëherë nuk ka arritur të jetë figurë unifikuese, pasi veprimet e tija kanë qenë kundër vullnetit dhe aspiratave të qytetareve të Kosovës. Thaçi ka qenë dhe do të mbetet një mi, që i duket vetja luan, por që në fakt i tillë s’do të bëhet dot kurrë” ka thënë analisti politik Faton Mehmeti për Gazetën “Bota sot”.

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, shfaqi edhe njëherë Presidentin e vendit Hashim Thaçi, si një nga personat më kontribut dhënës për shtetin, duke anashkaluar kështu personalitetet e tjera.

Një nga veprimet e para të kreut të shtetit, ishte dekorimi i një sërë personalitetesh me Medalje Presidenciale si dhe foli për arritje të mëdha të shtetit të Kosovës gjatë këtyre dhjetë viteve si shtet.

Politikanë e analistë, kanë kritikuar veprimet e Presidentit Thaçi në këtë dhjetëvjetor, duke konsideruar se i njëjti, ka dashur t`i marr të gjitha meritat për arritjet e vendit.

Lidhur me këto kritika, gazeta ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të presidencës, por askush nuk është përgjigjur.

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi, ka thënë se shefi i shtetit, prej kohës së luftës ka tentuar të paraqit si figura kyçe në vend.

Sipas tij, Hashim Thaçi, në atë kohë mori pjesë në Rambuje si përfaqësues i UÇK-së në konferencën e Rambujes.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat