Pazari i Qeverisë me Listën serbe, Asociacioni në këmbim të votës për Demarkacionin?

Politika

Pazari i Qeverisë me Listën serbe, Asociacioni në këmbim të votës për Demarkacionin?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 shkurt 2018 Në ora: 20:36
Qeveria PANA-Lista Serbe

Pas votimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, një nga proceset më të vështira për vendin pritet të jetë edhe formimi i Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe. Njohës të rrethanave politike në vend, kanë hedhur dyshimet se pranimi i votës pro Demarkacionit, nga ana e Listës serbe, mund të jetë një “pazar politik”,  për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pa ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhon të mbetet e pazgjidhur. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kishte hedhur poshtë disa pika të kësaj marrëveshjeje të arritur në Bruksel. Pala serbe, vazhdon të insistojë që Asociacioni të formohet në mënyrën se si është miratuar në Bruksel, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, deklarojnë se Asociacioni do të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Avni Arifi, koordinatori i negociatave me Serbinë dhe këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se çështja e Asociacionit do të jetë një nga 12-13 marrëveshjet që do të bisedohet në dialogun e Brukselit.

Në anën tjetër, Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Faton Topalli ka thënë për “Bota sot” se ekziston rreziku që për Asociacionin të mos vendoset në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por, sipas tij, Qeveria e Kosovës është ajo e cila duhet të vendos nëse pranon apo kundërshton kushte të tilla.

Njohësi i Integrimeve Evropian Sami Blakaj, cështjen e Asociacionit e ka ndërlidhur me Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, duke thënë se edhe votimi pro i Demarkacionit mund të kushtëzohet me marrëveshjen për Asociacionin.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat