Përsëritet skenari i kaluar, Demarkacioni sjellë zgjedhje të reja - Bota Sot
Përsëritet skenari i kaluar, Demarkacioni sjellë zgjedhje të reja

Politika

E hënë, 18 qershor 2018

Përsëritet skenari i kaluar, Demarkacioni sjellë zgjedhje të reja

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 23 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Demarkacioni me Malin e Zi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për demarkacionin. Edhe kësaj radhe ka dështuar të miratohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi pasiqë kundër kësaj marrëveshje ishte Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në anën tjetër LDK ka kërkuar që në projektligj të përfshihet vetëm raporti i nënshkruar në vitin 2015 dhe aneks-marrëveshja e dy presidentëve, të Kosovës dhe atij të Mali të Zi, por jo edhe raporti i Komisionit Shtetëror i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi.

Për këtë çështje eksperi i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim për gazetën ‘Bota sot’’ se kalimi i demarkacionit do të siguronte liberalizimin e vizave.

Image
Harjullah Ternava

‘’Demarkacioni si kriter drejt rrugëtimit për liberalizimin e vizave, është si kusht ndër dy kriteret e mbetura për arritjen e atij qëllimi për liberalizim. Nëse kalon demarkacioni,  kalohet një pengesë e madhe dhe mbet vetëm edhe kriteri i luftimit të krimit të organizuar që është kriteri i fundit dhe më i rëndësishmi’’, përfundon Hajrullahu.

Tutje, eksperti thekson se koalicionin qeverisës PANA-Lista Serbe e pret një fat i brishtë po I njëjtë me atë të koalicionit të dikurshëm, PDK-LDK.

‘’Qeveria e mëparshme PDK-LDK që ishte qeverisje në esencë e qëndrueshme dhe stabile, sepse i kishin numrat stabil të qeverisjes, ra vetëm që nuk arriti t’i siguroj 2/3 e votave të asaj qeverisje për në parlament për miratimin e demarkacionit. Duke e pa këtë zvarritje, partneri qeverisës PDK në bashkëpunim me opozitarët, ndërmori mosbesimin e asaj qeverie, dhe e prishi koalicionin në shikim të parë shumë të qëndrueshëm mes tyre, dhe ra ajo qeveri. Tani kur këtë qeveri e formojnë mbi 20 parti dhe në tërësi i kanë së bashku me Listen Serbe 61 vota, shumë afër janë që nëse nuk miratohet demarkacioni që edhe kjo qeveri ta përfundojë qeverisjen e saj dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nëse në mbledhjet e ardhshme nuk i sigurojnë numrat për miratimin e demarkacionit, kjo qeveri sikur edhe qeveritë e mëparshme duhet të bie dhe të shkohet në zgjedhje të reja’’, përfundon Hajrullah Tërnava për ‘’Bota sot’’.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test