“Këmbëngulja e Haradinajt për mos ta tërhequr këtë raport,është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar fytyrën e tij” - Bota Sot
“Këmbëngulja e Haradinajt për mos ta tërhequr këtë raport,është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar fytyrën e tij”

Politika

E premte, 22 qershor 2018

“Këmbëngulja e Haradinajt për mos ta tërhequr këtë raport,është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar fytyrën e tij”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka komentuar për “Bota sot” zhvillimet e fundit të demarkacionit, duke thënë se raporti i Bulliqit nuk prodhon asnjë akt juridik, por po krijon një konfuzitet me marrëveshjen e vitit 2015.

“Raporti i Bulliqit nuk prodhon asnjë akt juridik,por votimi i tij në paketë me marrëveshjen e vitit 2015,krijon konfuzitet”,-tha Haziri .

Ai mendon se këmbëngulja e kryeministrit Haradinaj për mos ta tërhequr këtë raport,është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar fytyrën e tij, dhe se Haradinaj tregoi edhe njëherë që është i padenjët për të qenë kryeministër i Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Këmbëngulja e kryeministrit Haradinaj për mos ta tërhequr këtë raport,është përpjekja e tij e fundit për ta shpëtuar fytyrën e tij,pasi tashme çdo qytetar i Kosovës e di se kauza e tij për demarkacionin dhe mbrojtjen e territorit të Kosovës është diçka më shumë së e shpifur. Kryeministri Haradinaj me sjelljen e tij gjatë fjalimit në kuvend,prej një prijësi fisesh,tregoi edhe një herë se sa i padenjët është për të qenë kryeministër”,-u shpreh Haziri për “Bota sot”.

Seanca e demarkacionit dështoi për të dytën herë radhazi, pasi që nuk ishin votat e mjaftueshme për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit.

Seanca e radhës është caktuar me 28 shkurt, ditë e mërkurë, ku do të tentohet prapë të votohet ajo marrëveshje.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test