Kur Thaçi përkulej para serbëve dhe e bënte UÇK-në terroriste

Politika

Kur Thaçi përkulej para serbëve dhe e bënte UÇK-në terroriste

Nga: D.RR Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:13
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.

Me këtë gjest, Thaçi, e bëri UÇK-në të dukej terroriste me nderimet e tij për këta viktima, pasi në aty shkruhej që “viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”.

Për dallim nga presidenti i Kosovës që ka nderuar viktimat e “terrorit shqiptar”, deri më tani asnjë zyrtar i Serbisë por as dikush nga serbët e Kosovës nuk ka dënuar apo ka kërkuar falje për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me ironi se Thaçi duhet t'i dekoroj edhe këta paramilitar serb, që sipas Thaçit, janë vrarë nga terroristët.

"President mos i harro pas përkuljeve dhe përkujtimeve,dekoroj me dekorata edhe këta paramilitar serb të vrarë nga "terroristët" shqiptar.
Nuk dihet ndoshta këta t’i pranojnë.?",-ka shkruar Miftari.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat