Po i vije fundi mendësisë aktuale politike

Politika

Po i vije fundi mendësisë aktuale politike

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 shkurt 2018 Në ora: 19:58
Logo e partive politike

“Mbetet me u pa se kush do të mbushë vakuumin që do të krijohet me largimin nga pushteti të klasës aktuale politike. Shpresa mbetet që këtë vakum ta mbushë një gjeneratë e re politikanësh, që janë të rinj e të reja jo vetëm në moshë, por kanë gjithashtu kanë edhe mentalitet të ri”, ka përfunduar deputeti i pavarur Korab Sejdiu për gazetën “Bota sot”.

Skena politike vendore është gati t’i bëjë dy dekada të plota. E, përkundër që kaluan kaq vite, emrat e atyre që udhëheqin me vendin, po vazhdojnë të mbesin të pandryshuar.

Ideja se po ndodh një reformim në përbërjen e skenës politike është vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve. Gjersa nuk shkon gjatë dhe emrat e tyre zhduken.

Kundër një reforme po del të që të jetë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Ai në një intervistë dhënë për televizionin publik zviceran “SRF”, ka lënë të nënkupton se nuk pëlqen fort ideja e krijimit të një gjenerate të re politike.

Duke komentuar nevojën për krijimin e një gjenerate të re të politikanëve, Thaçi ka thënë se Kosova udhëhiqet prej njerëzve të një gjenerate të lirisë dhe pavarësisë, të shtet-ndërtimit, të vizionit të qartë euro-atlantik.

Derisa, presidentit Hashim Thaçi nuk po i pëlqen ideja e krijimit të një gjenerate të re politike, njohësit e zhvillimeve politike në vend, konsiderojnë se Kosova është në prag të përfundimit të një periudhë mikse ndërmjet tranzicionit dhe produkteve politiko-shoqërore të krijuar nga rrethanat e pasluftës.

Ndërsa, gjenerata e re e deputetëve thonë se deri më tani gjenerata e tyre thjeshtë ishte vetëm një zbatues i vendimeve që ishin marrë nga garda e vjetër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat