Ish deputeti i drejtohet Haradinajt, tregon se çfarë duhet t’i kërkojë Murat Mehes

Politika

Ish deputeti i drejtohet Haradinajt, tregon se çfarë duhet t’i kërkojë Murat Mehes

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 25 shkurt 2018 Në ora: 21:28
Murat Meha

Pas dështimit të dy seancave radhazi për ratifikim të demarkacionit, të shtunën u arritën konsensuse ndërmjet partive politike për kalimin e vijës kufitare me Malin e ZI

Ky konsensus u arrit ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së.

Ish deputeti dhe kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosova duhet të jetë më e vendosur në punët e brendshme të saj.

Image
Gezim Kelmendi

“Ramush Haradinaj i ka borxh një kërkim falje Mehes sepse ai e ka akuzuar rënd për një marrëveshje e cila cenon integritetin territorial të Kosovës ndërsa sot është promotor vetë kryeministri Haradinaj, I cili vetë po kërkon diçka të tillë që ka kërkuar Murat Meha në 2015”, ka thënë Kelmendi.

Tutje Kelmendi shtoi demarkacioni është kërkesë e padrejtë për liberalizim të vizave.

“Në parim gjithë udhëheqja politike e pasluftës në Kosovë ka përgjegjësi që qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar ngase janë dy pengesa kryesore, shkalla e lartë e krimit të organizuar që është shqetësim i Bashkimi Evropian ,dhe e dyta kërkesë është demarkacion që është kusht për liberalizim, dhe unë mendoj që kjo kërkesë nuk është e drejtë ,ngase asnjë vend I cili ka fituar liberalizimin e vizave nuk e ka patur këtë kusht ,madje ka vende në Bashkimin Evropian si Sllovenia dhe Kroacia të cilat nuk e kanë zgjedhë problemin e demarkacionit dhe janë pjesë e zonës Schenge.Faktori ndërkombëtar e kërkon mirëpo nuk do të thotë se gjithçka që kërkon ai duhet të zbatohet, ngase ne e dimë nëse një kërkesë bie ndesh me interesin tonë shtetërore duhet të i tregojmë faktorit ndërkombëtar që nuk e ka mirë, ne duhet ta luajmë rolin e gardianit tonë po të mos ishte vendosmëria e UCK-së për liri nuk do ta fitonin as mbështetjen e NATO-së për ndërhyrje ushtarake ,nëse faktorit ndërkombëtar i tregojmë se jemi të vendosur se Kosova po humb vend atëherë dhe faktori ndërkombëtar do të reflektojë në bazë të kësaj kërkese”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat