Pazaret me Listën Serbe, paralajmërohen lëshime të dhimbshme për Demarkacionin

Politika

Pazaret me Listën Serbe, paralajmërohen lëshime të dhimbshme për Demarkacionin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Lista Serbe

Dështimi i sotëm i demarkacionit tregon më së miri se kjo qeveri nuk mundet të merr asnjë vendim pa mbështetjen e Listës Srpska.

Kështu vlerëson publicisti Faton Abdullahu, i cili duke folur rreth asaj se a po e dëshmon demarkacioni edhe njëherë se sa është i varur Ramush Haradinaj nga Lista Serbe, ka thënë se qeveria aktuale, politikën klandestine të Beogradit në Kosovë e ka zyrtarizuar me atë se si e ka bërë koalicionin me Listën Serbe.

Image
Faton Abdullahu

Ai ka thënë për “Bota sot”, se ky është momenti që ka pritur Beogradi dhe Lista Serbe.

“Sot duhet bërë lëshime të dhembshme Listës Serbe që të kaloj demarkacioni të cilat lëshime nuk do të bëhen të ditura sa e si, në vend se të bënin marrëveshje dje me Qeverinë Mustafa. Mirëpo grykësia për pushtet e kësaj Qeverie të sotme (opozitë e djeshme) do të konvertohet në më shumë ingirenca për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kështu ndodhë kur para interesit nacional të Kosovës vihen interesat e grykësve të atyre që kanë ardhur sot në pushtet me gënjeshtra e kërcënime”, ka thënë Abdullahu.

Image
Faton Mehmeti

Qeveria Haradinaj, kompromis i pazareve me Listën Srpska

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se Qeveria Haradinaj është kompromis i pazareve me Listën Srpska, e cila ka dëshmuar paaftësi në qeverisje të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, dështimi i sotëm i demarkacionit tregon më së miri se kjo qeveri nuk mundet të merr asnjë vendim pa mbështetjen e Listës Srpska.

“Kjo e fundit momentalisht është partia kryesore në vend, pa të cilën asnjë hap s’mundet të bëjë Ramushi. Mos unifikimi i faktorit shqiptar i ka dhënë hapësirë të madhe Listës Srpska që të jetë faktori nr 1 në Kosovë. Lista Srpska ia ka futur Ramushit dy këmbët me një këpucë i cili s’po mundet të bëjë asgjë pa serbët. Kjo është qeveri e turpit, dështimit dhe të këqija të mëdha për vendin”, ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat