Kundërpërgjigjet Lumir Abdixhiku, tregon kujt po i pengon uniteti i LDK-së

Politika

Kundërpërgjigjet Lumir Abdixhiku, tregon kujt po i pengon uniteti i LDK-së

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 4 mars 2018 Në ora: 16:59
Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa dhe Kujtim Shala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për “Bota sot”, ka demantuar lajmin e një përçarjeje të mundshme brenda LDK-së.

Ai thotë se LDK është unike, më e fortë se kurrë më parë dhe se nuk merret me spekulimet e mediave të pushtetit.

“LDK është unike, më e fortë se kurrë më parë. LDK nuk merret me spekulimet e mediave të pushtetit - të cilave po ju pengon uniteti brenda LDK-së e funksionaliteti ynë. LDK përpara ka agjendën e saj politike nëpërmjet së cilës synon kthimin e Kosovës në rrugën Evropiane, e s'ka spekulim që mund të ndalë këtë synim tonin”, tha Abdixhiku për “Bota sot”.

Kujtojmë se në disa media gjatë ditës së sotme raportuan për tensione brenda partisë së Isa Mustafës pas vendimit të deputetëve të LDK-së për ta lëshuar sallën e Kuvendit gjatë të premtes kur iu ndërpre fjala deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat