“Hashim Thaçi do të jep llogari për vrasjen e Adem Jasharit”

Politika

“Hashim Thaçi do të jep llogari për vrasjen e Adem Jasharit”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:11
Adem Jashari

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili ishte edhe ushtarë i UÇK-së thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duhet jap llogari për vrasjen e Adem Jasharit.

 “Hashim Thaçi herët a vonë ka për të jep llogari personale dhe klanore për vrasjen e Adem Jasharit dhe familjes Jashari por edhe llogari për konspiracione, vrasje tjera dhe tradhtia të shumta që ju bënë pas shpinës së UÇK-së”, thotë Miftaraj për “Bota sot”.

Ai shprehet kritik ndaj Thaçit edhe për gjendjen ku gjendet Kosova.

Image
Naim Miftari

“20 vjet pas luftës së madhe të familjes Jashari, edhe sot kemi shtet karikaturë, shtet pa ushtri, pa polici të fuqishme, polici politike që se kontrollon as gjysmën e territorit tonë, pa drejtësi, pa arsim cilësor, të izoluar, të etiketuar edhe si shtet me terroristë fetar, pa ardhmëri ku gati secili qytetar donë ta braktis Kosovën, jo, këto nuk ishin ëndrrat e Adem Jasharit dhe asnjë dëshmorit, invalidit apo luftëtarit të vërtet dikur, sepse sot pasi u kryer lufta, të gjithë u shndërruan në luftëtar të rrejshëm në komandant dhe politikanë që u bën milionerë”, shtoi Miftaraj.

Ndryshe, prej disa viteve familja Jashari nuk ka raporte të mira me presidentin, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat