Ish deputetja: Ka mungesë transparence dhe llogaridhënie të kësaj qeverie

Politika

Ish deputetja: Ka mungesë transparence dhe llogaridhënie të kësaj qeverie

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 6 mars 2018 Në ora: 15:40
Labinotë Demi –Murtezi

Java e ardhshëm pritet të jetë vendimtare për ratifikim e Demarkacionit, të paktën kjo pritet pas dështimit të dy seancave radhazi, duke mos arritur ende kuorumin për votimin te tij.

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi –Murtezi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kërkesa për korrigjim të demarkacionit të jetë sa me bindëse

Image
Labinote Demi Murtezi

“Duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket çështjes së demarkacionit them se Kosova ka përballë zgjedhjen e vetme për momentin, me mundësi të rishikimit. Mua më vjen mirë për konsensusin e arritur mes partive politike shqiptare në vend ,me mundësinë e hapur të rishikimit në të ardhmen e afërt, bazuar në marrëveshjen bilaterale të presidentëve. Konsiderojë se ky konsensuse duhet të jetë gjithëpërfshirës, që pastaj edhe kërkesa për korrigjimin të jetë sa me bindëse duke e shfrytëzuar si argument pro dhe kontra sikurse raporti i Komisionit Meha, po ashtu edhe ai i Bulliqit”, ka thënë ajo.

Tutje Murtezi komentoi edhe përjashtimin e Agjencisë Kosovare për Akreditim nga EQAR

“Përjashtimi i Agjencisë Kosovare për Akreditim nga organizata EQAR, është gjëja më e padëshirueshme e arsimit në vendi tonë që nga pas lufta. Shtetndërtimi është i pamundur pa cilësi të lartë në arsim,andaj konsiderojë se qeveria, në veçanti ministria e arsimi, duhet të bëjnë gjithë që është e mundur për këtë korrigjim që të kemi sa më pak pasoja. Nuk kam dëgjuar ende një kërkim falje për dëmin dhe shqetësimin e shkaktuar ndaj qytetarëve dhe gjithë vendit, çka po dëshmon gjithnjë e më shumë mungesë transparence dhe llogaridhënie dhe të kësaj qeverie, madje edhe më shumë se qeveritë paraprake”, ka përfunduar Murtezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat