Vetëvendosje do ta përkrah LDK-në për rrëzimin e Haradinajt

Politika

Vetëvendosje do ta përkrah LDK-në për rrëzimin e Haradinajt

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 mars 2018 Në ora: 15:13
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

“Duke e ditur se qeveria është e m’varur nga LS çdo iniciativë për rrëzimin e kësaj qeverie do të përkrahet. VV-ja është gatshme ty hy zgjedhjeve të reja dhe jam shumë e bindur se PDK-ja do të shkoj ne opozitë që dobët ishte shpëtim për Kosovë dhe për qytetarët dobët lindë një epokë e re” ka thënë deputetja e VV-së, Drita Millaku.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëhëerit edhe nënkryetar i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lutfi Haziri, ditë më parë, ka thënë se LDK-ja do do t’i largojë nga Qeveria partnerët e pushkëve, dike paralajmëruar subjektet tjera politike se ajo është e gatshme për t’u futur në garën e re zgjedhore dhe e fuqishme për t’i fituar ato.

“Një LDK, e cila do të kthehet me një mbështetje të madhe qytetare. Shpresoj shumë se ky rikthim do të jetë shumë i shpejtë dhe i sigurt, sepse po shihet se si po qeveriset nga partnerët e pushkëve të mbledhura, se si qeveriset nga partnerët dhe njerëzit të cilët e kanë vetëm një kundërshtar në Kosovë, ajo është LDK-ja”, ka thënë Haziri, duke shtuar se për partitë kryesore, ai ka thënë se nuk kanë kundërshtar tjetër përveç LDK-së.

Vetëvendosje përkrahë LDK-në

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku duke folur rreth asaj se a është momenti i duhur për të rrëzuar Qeverinë ashtu siç ka paralajmëruar Haziri ditë më parë dhe a do të përkrahet kjo nismë nga VV-ja dhe ndonjë deputet tjetër, ajo ka thënë për “Bota sot” se kjo qeveri në këtë mënyrë nuk është dashur fare të formohet.

Image
Drita Millaku

Sipas saj, arsyeja se përse kjo qeveri nuk është dashur të formohet pasi çdo ditë e kësaj qeverie është e dëmshme për Kosovën.

“Duke e ditur se qeveria është e m’varur nga LS çdo iniciativë për rrëzimin e kësaj qeverie do të përkrahet. VV-ja është gatshme ty hy zgjedhjeve të reja dhe jam shumë e bindur se PDK-ja do të shkoj ne opozitë që dobët ishte shpëtim për Kosovë dhe për qytetarët dobët lindë një epokë e re” ka thënë deputetja Millaku.

Image
Faton Abdullahu

Bashkëpunimi LDK-Vetëvendosje

Kurse, publicisti Faton Abdullahu ka thënë se nuk ka kohë apo rrethanë të papërshtatshme që kjo Qeveri të bie dhe asnjë kohë apo rrethanë nuk është e përshtatshme që ajo të vazhdojë të qeverisë edhe më tutje.

Sipas tij, nënkryetari i LDK-së, Haziri ka shumë të drejtë si e tipizon këtë koalicion qeverisës dhe qëndrimi i tij është rrugë e mirë që duhet ndjekur si premisë për ta quar këtë koalicion sa më shpejtë në opozitë.

“Në anën tjetër konsideroj se VV ende nuk është sa duhet e këndellur nga problemet e brendshme, goditje kjo që e ka përça, prandaj nuk është në nivel të detyrës opozitare, konkretisht të bashkëpunoj sa e si duhet me LDK-n. Sa më shumë që do të mungoj ky bashkëpunim, pra ai LDK – VV, aq më shumë do t’i zgjatet jeta e Qeverisë aktuale. Përndryshe kjo Qeveri do të bije nga ndërkëmbësit e vet pjesëtarëve të koalicionit aktual qeverisës e cila do të ndodhë vetëm atëherë kur këtë ta shohin të nevojshme e të dobishme për interesat e veta klanet përbrenda Qeverisë aktuale, e jo për interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është shprehur publicisti Abdullahu.

Image
Blerim Burjani

“Në pako demarkacioni dhe data e zgjedhjeve”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani ka thënë se më së miri do të ishte që të merren vesh në pako dhe të votohet përnjëherë demarkacioni dhe data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas tij,  deri në vjeshtë patjetër se do të ketë zgjedhje edhe pse koalicioni PAN mund ta prish vet marrëveshjen.

“Më largu mund të bëj diçka vetëm në muajin mars të vitit 2019 sepse përndryshe me këto probleme nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithatë besoj se do të ishte mirë që deri në shtator të ketë zgjedhje edhe pse kam përshtypjen se qershori nuk e zënë për shkak rrethanave që vazhdojnë të mbajnë penge zhvillimin ekonomik liberalizim, sigurimet shëndetësore që mashtrojnë dhe gënjejnë qytetarët se ato nuk mund të ndodhin edhe me dy vjet, meqë shumë prej tyre po kanë marrëveshjeve me spitalet ndërkombëtare të cilët edhe po e rrjepin pacientin e Kosovës”, ka thënë Burjani.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi kritika për opozitën

Kurse politologu Faik Krasniqi ka thënë se qëllimi i partive politike është të vijnë në pushtet, dhe pastaj harrojnë premtimet ndaj qytetarëve.

Ai ka thënë se gjysma e opozitës deri para pak muajsh ishte në pushtet dhe nuk bëri diçka të mirë për qytetarët.

“Sikur të kishim një opozitë që me të vërtetë mendon për të mirën e qytetarit, do të ishte në rregull mocioni për shkarkimin e Qeverisë, sepse do të kishim një shpresë që ky vend dhe këta qytetarë më në fund do të dalin nga kjo katrahurë. Por as opozita nuk ka fare dallim me partitë në pushtet. As ata që ishin para këtyre, për interesa të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi nuk ishin më të mirë se këta që janë sot. As ata që vijnë nesër nuk do të jenë më të mirë se ata të djeshmit dhe këta të sotshmit. Të keqen këtij vendi ja kanë sjell të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, por dihet që partitë më të mëdha e sidomos Hashim Thaçi më së shumti. Avazi i vjetër do të vazhdoj dhe shteti nuk do ec përpara, dhe qytetarët e Kosovës prapë se prapë do ngelin në mjerim dhe izolim. Këtu prej 12.06.99 ka filluar mbrapsht, dhe fatkeqësisht ai trend po vazhdon”, ka thënë politologu Krasniqi.

Image
Nexhat Haziri

Opozita është vonuar

Nga ana tjetër opinionisti Nexhat Haziri ka thënë se partitë opozitare janë vonuar për të ngritur një mocion kundër kësaj qeverie të papërgjegjshme, jo profesionale, pa etikë dhe pa një strategji të qartë të qeverisjes së vendit.

Ai ka thënë se është momenti i fundit për ta ndalur këtë qeveri, më të keqen që ka pasur Kosova ndonjë herë, dhe për ta stopuar vazhdimin e dëmeve që po i shkakton vendit.

“Por , për të arritur deri te ky proces, nuk mjaftojnë vetëm deklaratat si kjo e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, por duhet koordinim edhe me partinë tjetër opozitare VV-në dhe fraksionin e sajë të deputetëve të dorëhequr nga VV-ja, si edhe me deputetë të tjerë. Pra duhet ndërtuar një front i gjerë për ta ndalur keqqeverisjen e Haradinaj dhe koalicionit PANA. Sa më shpejtë ti shkurtohet jeta kësaj qeveria, po aq i shkurtohen edhe vuajtjet qytetarëve dhe Kosovës, jo vetëm nga izolimi ndërkombëtar por edhe në të gjitha fushat e jetës që sot e karakterizojnë jetën në vendin tonë”, ka përfunduar opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat