Detajet, këto janë dy kushtet e Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin

Politika

Detajet, këto janë dy kushtet e Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 mars 2018 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Çështja e demarkacionit më Malin e Zi tashmë varet nga votat e deputetëve të Listës serbe në Kuvendin e Kosovës.

Një burim i ka thënë “Bota sot” se kushtet e Listës serbe për Qeverinë e Kosovës dhe presidentin e Kosovës janë që votat e tyre shkojnë pro Demarkacionit më kushtin e vetëm që tu mundësohet serbëve në Kosovë krijimi i dy komunave tjera serbe brenda territorit të Kosovës, komunës se Prelluzhes dhe asaj të Gores në Dragash.

Një mundësi të tillë s’ka dashur ta komentojë askush nga Qeveria e Kosovës derisa analistët e kanë vlerësuar  si proces të dëmshëm.

Image
Ramush Tahiri

Ramush Tahiri, analist dhe njohës i çështjeve te pushtetit lokal dhe decentralizimit  ka thënë për “Bota sot”, se decentralizimi i territorit të Kosovës i dalë nga procesi i bisedimeve në Vjenë nuk është kryer sipas projeksionin dhe nevojave të qytetarëve dhe të ndarjes administrativo territoriale  në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe të zbritjes së një varg kompetencash në  pushtetin e nivelit lokal.

“Në Kosovë u krijuan dhjetë komuna më shumicë etnike serbe dhe Mamusha më shumicë etnike turke e tash Kosova ka marrë obligim të krijojë asociacionin e komunave serbe . Decentralizimi si proces mohet dhe është në dobi të qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.  Mbetet te Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të vendosë se cilat komuna të reja  sipas kërkesave të qytetarëve. Si njohës i çështjeve te pushtetit lokal dhe te decentralizimit për Kosovën do të ishte  shume e dobishme dhe efektive qe Republika e Kosovës te ishte e ndare ne 60-70 komuna, edhe ashtu ishin premtuar gjatë fushatës dhjetëra komuna, mandej shtatë Bashki , mandej organizimi ne katër regjione si dhe Prishtina kryeqytet me status të veçantë” ka thënë Ramush Tahiri analist dhe njohës i çështjeve të pushtetit lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat