Juristi tregon pse procedura gjyqësore ndaj Azem Sylës mund të zgjaste deri në 7 vjet

Politika

Juristi tregon pse procedura gjyqësore ndaj Azem Sylës mund të zgjaste deri në 7 vjet

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 14 mars 2018 Në ora: 17:46
Azem Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga masa e paraburgimit Azem Sylën, i cili akuzohet në rastin e njohur si “Toka”.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohet në liri. Ky vendim i Gjykatës, erdhi vetëm 20 ditë pasi lënda e tij kaloi nga EULEX, tek gjykatësit vendor.

Image
Blerim Burjani

E ky vendim sipas njohësit të çështjeve juridike Blerim Burjani, dëshmon se drejtësia në Kosovë mbetet e kapur nga politike. Madje ai ka thënë në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se nuk ka shpresë për ndryshime, derisa ka përmendur se në Kosovë, asnjë zyrtar i lartë i shtetit, nuk është dënuar ende me aktgjykim të formës së prerë.

“Çështja e rendit dhe ligjit dhe funksionimit të drejtësisë, është temë e cila nuk do të ketë efikasitet dhe as ndëshkim për asnjë njeri që merret me politikë. Kjo drejtësi mbetet e kapur dhe e pa shpresë për ndryshim, përderisa kjo klasë politike vazhdon të qeverisë me shtetin. Pra, deri më tani, asnjë zyrtar i lartë i shtetit, nuk është dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Ky është fund. Nuk ka drejtësi dhe as procedurë normale gjyqësore e as vendim meritor gjyqësor. Pra, nuk pres fare efikasitet”, është shprehur Burjani.

Ai ka thënë se në raste si ky e Sylës, procedura gjyqësore ka mundur të zgjaste deri në 7 vjet.

“Në suaza të tilla, ku njerëzit shpallen të pafajshëm, mund të shkonte deri në 7 vjet procedurë, por këtu nuk ka send. Pra, këta njerëz duhet të padisin gjyqësorin, sepse këto janë shkelje të të drejtave të njeriut. Nuk mbahen njerëzit kot dhe në fund të lirohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat