Miratimi i ligjit për Gjuhën Shqipe dhe konfrontimi Xhaferi-Gruevski, flet ekskluzivisht për “Bota sot”, Artan Grubi

Politika

Miratimi i ligjit për Gjuhën Shqipe dhe konfrontimi Xhaferi-Gruevski, flet ekskluzivisht për “Bota sot”, Artan Grubi

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 mars 2018 Në ora: 21:48
Artan Grubi

Sot në Kuvendin e Maqedonisë është arritur që të miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku është  votuar nga 64 deputetë.

Ndërsa, menjëherë pas mbarimit të kësaj seance, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka nënshkruar ligjin për Gjuhën Shqipe.

Kjo seancë nuk kaloi lehtësisht, pasi që opozita krijoi tensione në sallën e Kuvendit. Pasi që nuk u përfillën 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi për “Bota sot”, ka thënë se votimin e këtij ligji është arritur që të rrubullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit.

“Me votimin e suksesshëm të Ligjit për gjuhën shqipe në leximin e tretë dhe përfundimtar u arrit rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë ai.

Për më tepër, ai ka thënë se votimi i këtij ligji është një hap i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët, ndërsa meritat i`a atributon atyre që luftuan për lirinë dhe se pret zbatimin e këtij ligji.

“Ky hap i jashtëzakontë është arritje e madhe jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët, ndërsa merita me e madhe ju takon atyre që nuk janë më, dëshmorëve të lirisë dhe barazisë, UÇK-së, por edhe të të gjithë kontribuuesve ndër dekada. Tash mbetet zbatimi”, ka deklaruar Grubi për “Bota sot”.

Kurse, sjelljen e opozitës e ka quajtur patetike, por për të ka rëndësi që nuk u arrit të pengohet miratimi i ligjit.

 “Hapat e opozitës ishin për çdo keqardhje dhe patetike, por me rendësi, nuk arritën ta pengojnë miratimin e ligjit”, ka potencuar Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat