Republika e Kosovës ka nevojë për një Strategji të qartë në Diplomacinë Ekonomike

Politika

Republika e Kosovës ka nevojë për një Strategji të qartë në Diplomacinë Ekonomike

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 15 mars 2018 Në ora: 22:50
Besnik Hoti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Besnik Hoti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo ministri ka nevojë për një Strategji të qartë në Diplomacinë Ekonomike, për ti përmbushur dy synime themelore: themelimin dhe funksionalizimin e shërbimit diplomatiko-konsullor, si dhe lobimin për njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Ai këto deklarata i dha duke arsyetuar njohjet e ngadalshme që kanë ardhur kohët e fundit

“Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, Ministria e Punëve të Jashtme ka pasur dy synime themelore: themelimin dhe funksionalizimin e shërbimit diplomatiko-konsullor, si dhe lobimin për njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu gjatë këtyre viteve Ministria e Punëve të Jashtme e ka promovuar në mënyrë aktive diplomacinë publike si mjet i prezantimit dhe forcimit të imazhit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në mënyrë paralele po ashtu është zhvilluar edhe diplomacia ekonomike, por, e cila nuk ka ndikuar në axhendë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye ka dalë si domosdoshmëri hartimi i një strategjie kombëtare për diplomacinë ekonomike. Një orientim i tillë drejt diplomacisë ekonomike vjen natyrshëm pas konsolidimit të shtetësisë dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës ku deri më sot, është njohur nga 116 vende të ndryshme të botës dhe e anëtarësuar mbi 60 organizata të ndryshme ndërkombëtare. Prandaj, në këtë fazë të re të zhvillimit të Republikës së Kosovës, nevojitet një qasje e re proaktive ndaj diplomacisë ekonomike

Sipas Hotit gjithashtu edhe ambasadat dhe kane për qellim tërheqjen e investimet strategjike

Është e domosdoshme duke u bazuar në kapacitetet ekzistuese të misioneve diplomatiko-konsullore, të fuqizohet më tutje promovimi i diplomacisë ekonomike si dhe monitorimi i vazhdueshëm i punës së këtyre misioneve për promovimin e mundësive të reja, potencialeve dhe identifikimin e investitorëve strategjik. Gjithashtu duhet bërë përcjellja e ngjarjeve biznesore në vendet ku misionet diplomatike janë të akredituara për të prezantuar imazhin e Kosovës si destinacion i përshtatshëm për bizneset e huaja” ka përfunduar Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat