‘’Po ballafaqohemi me Qeverinë më të mbrapsht që ky vend ka pasur ndonjëherë’’

Politika

‘’Po ballafaqohemi me Qeverinë më të mbrapsht që ky vend ka pasur ndonjëherë’’

Nga: SUZANA RUGOVA Më: 16 mars 2018 Në ora: 23:30
Qeveria e Kosoves

“Marre ju koftë … jeni kundër raportit ku mundet me u gjet territor, ku po ju dhembë, a keni problem nëse kthehet guri. Pse po ju dhembë qaj raport o burra, ju po pranoni deklaratën e presidentëve e jo raportin e Bulliqit. Komisioni e ka prodhuar një raport, pse po ju dhemb o burra. Asnjë germë nuk i hiqet këtij ligji. Leni pa viza dhe pa liberalizim qytetarët”, kështu iu ishte drejtuar Kryeministri Haradinaj deputetëve të LDK-së në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin me Malin e Zi..

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se gjuha që po e përdorë kryeministri Haradinaj është e padenjë dhe tregon se sistemi politik në Kosovë ka degraduar.

Image
Bajram Gecaj

''Ajo është një gjuhë totalisht e padenjë për një njeri i cili i thotë vetes kryeministër. Gjuha por edhe veprimet si të kryeministrit edhe të tërë qeverisë vërtetojnë se sistemi politik në Kosovë ka degraduar si kurrë më parë, dhe se po ballafaqohemi me Qeverinë më të mbrapsht që ky vend ka pasur ndonjëherë''- përfundon Gecaj për gazetën ''Bota sot''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat