Flasin nga VV: Memli Krasniqi po e luan të fortin e partisë

Politika

Flasin nga VV: Memli Krasniqi po e luan të fortin e partisë

SUZANA RUGOVA Nga SUZANA RUGOVA Më 17 mars 2018 Në ora: 13:54
Pamje nga perplasja e deputeteve te Kuvendit te Kosoves

Gjatë seancës së djeshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës fjalimi i Ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka qenë shkaktar për ngritjen e tensioneve mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosje.

Nga pamjet e xhiruara nga kamerat shihet se këto tensione ishin ngritur nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, ku edhe të dy deputetët iu vërsulën njëri tjetrit.

Aktivisti nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Tafili në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thotë se Memli Krasniqi po e luan të fortin e partisë dhe kërkon dorëheqjen e ministres Hoxha.

Image
Avni Tafili

‘’Memli Krasniqi u vu në mbrojtje të pushtetit, të cilit i takon, jo në mbrojtje të drejtësisë. Organet e drejtësisë nuk i kanë kryer detyrat e tyre për arsye politike.

Vetëvendosja ka një vit e tepër që kërkon hetim ndërkombëtar. U kërkua përgjegjësi nga ish ministrja e drejtësisë, Dhurata Hoxha, tash e integrimeve, dhe për moszbardhjen e rastit, ajo shihet si pengesë, dhe kërkohet dorëheqja e saj. Memli po mbron padrejtësinë sepse është në anën e saj. Pastaj, po bën edhe të fortin e partisë, i del në mbrojtje një femre’’, - përfundon Avni Tafili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat