Çka pas Demarkacionit?

Politika

Çka pas Demarkacionit?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 mars 2018 Në ora: 22:34
Deputetet pas miratimit të demarkacionit në sallën e Kuvendit

Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku ka folur për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë për “Bota sot” se qytetarët e vendit duhet të jenë më të gëzuar për përfundimit të diskutimeve mbi demarkimin, sesa për liberalizimin.

Image
Selim Daku

“Përfundimi i debatit tre vjeçar në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi për shumicën e qytetarëve të Kosovës është një lajm i gëzuar. Konsideroj që qytetarët më shumë u janë gëzuar përfundimit të diskutimeve mbi demarkimin, sesa për liberalizimin. Uroj që për Kosovën ky të jetë diskutimi më i gjatë dhe që do të mbahet mend, ndërkaq temat tjera të kësaj natyre sfiduese të marrin epilog në periudha normale të kohës”, ka thënë Daku për “Bota sot“.

Për më tepër, ai ka shtuar se sfidë e radhës do të jetë formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe transformimi i FSK-së në FAK.

Gjithashtu, kjo potencuar se kjo nuk do të thotë që resoret tjera të mos marrin të njëjtën vëmendje.

“Fokusi institucional duhet të orientohet njejt edhe në sundim të ligjit, arsim dhe shëndetësi. Funksionalizimi i shtetit bëhet vetëm atëherë kur kemi një gjyqësor të pavarur, një arsim konkurues dhe shërbime shëndetësore cilësore. Në këtë mënyrë qytetarëve të Kosovës mund të ju garantohet zhvillim ekonomik dhe standard jetësor mesatar që do ti garantonte mundësi për shfrytëzimin e mundësisë për lëvizje të lirë në vendet e zonës shengen”, ka përfunduar Daku për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat