Haki Abazi hedh dyshimet: Sharjet e Kadri Veselit ndaj VV-së nuk janë të rastësishme

Politika

Haki Abazi hedh dyshimet: Sharjet e Kadri Veselit ndaj VV-së nuk janë të rastësishme

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 23 mars 2018 Në ora: 20:46
Haki Abazi

Gjuha banale e përdorur nga kryeparlamentari i vendit Kadri Veseli, ndaj deputetëve të opozitës, është bërë objekt kritikash ndaj tij.

Veseli, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit, ka sharë njërin nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka hedhur gaz lotsjellës, për të penguar mbajtjen e seancës.

“Ta q***** robt, ta q*****”, ka thënë Veseli, pasi ka kërkuar që punimet e Kuvendit të ndërpriten.

Këtë veprim e ka pranuar vet Veseli në një emision televiziv, por nuk ka treguar se drejt kujt ka qenë ofendimi.

”Do t’i përmend dy elemente, ju e keni pare dje Ramiz Kelmendin dhe sot Flora Brovinen e cila me shume ka qëndruar e shtrire, dhe fillimisht duhet të mendojmë njerëzisht”, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Për gjuhën e kryeparlamentarit ka komentuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar një kurs edukate për Veselin.

Sipas tij, Veseli nuk ka edukatë për të qenë kryeparlamentar.

“Na nevojitet edhe një kod elementar apo ndoshta bënë edhe me ia mbajtë edhe një kurs edukativ kryetarit të Kuvendit. Nëse e keni dëgjuar si ka sharë kryetari i Parlamentit, është edhe e incizuar, qysh ka sharë para dy ditëve në seancën për demarkacionin, atëherë kjo bëhet shumë urgjente, sepse kjo po vërtetohet se nuk e ka as edukatën, as kulturën elementare për të qenë në atë pozitë të kryeparlamentarit”, ka thënë Konjufca në fjalën e tij sot në Kuvendin e Kosovës.

Edhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë Haki Abazi, e ka quajtur të papranueshme gjuhën me të cilën Veseli iu drejtohet deputetëve.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Veseli po demonstron që është një “rrugaç”, që nuk mund ta kontrollojë veten, derisa ka kritikuar edhe anëtarët tjerë të Kuvendit për mos reagim ndaj fyerjeve të tij.

“Gjuha me të cilën Veseli iu drejtohet parlamentarëve, është e papranueshme, dhunë me votën qytetare dhe tregon nivelin e tij të paedukatë dhe pa profesionalizëm. Ai ka harruar se si është zgjedhur dhe në këtë mënyrë po e shpërfaq pasigurinë dhe demonstron faktin që është një rrugaç që nuk e kontrollon veten. Është gjithashtu për t’u dënuar se si anëtarët tjerë të parlamentit, nuk  kanë dënuar fyerjet e tij”, është shprehur Abazi.

Ai më tej ka thënë se forma e të shprehurit nga Veseli nuk është gabim i rastësishëm dhe se kjo po ulë seriozitetin e parlamentit të Kosovës.

“Kjo formë e të shprehurit nuk është hera e parë dhe as gabim i rastësishëm, përdorimi dhe lejimi i përdorimit të shprehjeve të tilla e denigron institucionin, e ulë përgjegjësinë dhe seriozitetin e parlamentit. Paramendojeni, nëse dikush tjetër do ta fyente atë në baza personale, gruan dhe fëmijët e tij. Kjo gjë është shumë e ulët dhe përket pikërisht me gjuhën që ata kanë përdorur në vazhdimësi në bisedat telefonike. Ky është një turp dhe si i tillë duhet dënuar”, ka pohuar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat