Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Politika

Kërkohet dorëheqja e Kadri Veselit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 24 mars 2018 Në ora: 16:58
Kadri Veseli

Njohësi i zhvillimeve politike Rexhep Shahu, ka thënë se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duhet të dorëhiqet, për shkak të fjalorit banal, që ka përdorur në seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin.

 Veseli, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit, ka sharë njërin nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka hedhur gaz lotsjellës, për të penguar mbajtjen e seancës.

“Ta q***** robt, ta q*****”, ka thënë Veseli, pasi ka kërkuar që punimet e Kuvendit të ndërpriten.

Image
Rexhep Shahu

Këtë veprim, i pari i Kuvendit e ka pranuar në një emision televiziv, por nuk ka treguar se drejt kujt ka qenë ofendimi.

E sipas Shahut, Veseli po mbrohet, për shkak se siç ka thënë ai, fjalët mund të tejkalohen në kushte mbrojtje nga gazi lotsjellës.

“Besoj e është çështje e komplikuar. Për ta larguar e largon vota, për ta dënuar e dënon vota. Nuk e di se si e ka kodi i etikës së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, ai mbrohet se në kushte mbrojtje nga gazi lotsjellës, edhe tejkalohen fjalët, siç tejkalohen mjetet demokratike në Kuvend, pasi gazi lotjellës nuk është mjet demokratik proteste, siç nuk është per shembull plumbi, mjet demokratik”, ka thënë ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Ai ka theksuar se Veseli duhet të dorëhiqet, mirëpo është shprehur pesimist se mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Ai duhet të dorëhiqet dhe kjo është më demokratikja, por dorëheqjet në botën shqiptare janë shfaqje e huaj”, ka thënë Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat