Deputeti i PD-së: Rama po rrezikon raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Politika

Deputeti i PD-së: Rama po rrezikon raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 prill 2018 Në ora: 17:57
Edi Rama

Shqipëria është njeri nga destinacionet me të vizituara nga shtetasit e Kosovës, andaj edhe numri më i madh i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë janë nga Kosova. Por tani me vendosjen e taksës rrugore prej 10 euro në rrugën e cila i lidh dy vendet e quajtur “Rruga e Kombit” mund të ndikojë në uljen e numrit te vizitorëve.

Lidhur me këtë, Ervin Salinaji, deputet i Partisë Demokratike ne Shqipëri në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar deklaratat e Ramës dhe taksimin e “Rrugës se Kombit”.

Salianji theksoi se kryeministri Rama po acaron marrëdhëniet në mes qytetarëve të Kosovës dhe gjithë Shqiptarëve qe ëndërr e kane pasur Bashkimin Kombëtar

Image
Ervin Salianji

“Taksimi i rrugës se kombit është plotësisht i padrejtë, abuzive dhe taksë e vendosur për interesa korruptive të Edi Ramës. Taksa prej 5 eurosh për çdo kalim është zhvatje që godet banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës por po aq godet bashkimin me Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. Është përtej çdo imagjinate që kryeministri i Shqipërisë tenton ta ndajë kombin për 10 Euro! Qeveria e Ramës i takson shqiptarët me 27 lek për çdo litër naftë si taksë për mirëmbajtjen e rrugës dhe i tarifon tani me 5 euro për kalim për interesa thellësisht korruptive. Rama ka vepruar njësoj si serbët që i arrestonin në Prishtinë dhe i gjykonin në Beograd, apo edhe më keq Rama i zhvat i dhunon dhe i gjykon larg vendit të tyre, Rama po tenton të godasë lëvizjen e kombit, po godet biznesin dhe qarkullimin e lirë të mallrave dhe po acaron marrëdhëniet me qytetarët e Kosovës, me qeverinë e Kosovës dhe me gjithë Shqiptarët që ëndërr kanë pasur bashkimin”, ka thënë ai.Deputeti i Partisë Demokratike komentoi edhe protestat që po behën në Kukës kundër vendosjes së Taksës.“Protestat janë demokratike dhe plotësisht legjitime, ne do ti mbështesim protestat dhe kemi bërë thirrje për mosbindje civile, nesër ditë e Enjte ne do të jemi bashkë me qytetarët në akset kryesore rrugore për të bllokuar rrugët dhe akset kryesore në Shqipëri në shenjë revolte ndaj taksave, tarifave, korrupsionit dhe tentativës për të instaluar diktaturën në Shqipëri. Rama po shkon drejt përballjes me popullin.

Po ashtu, Salianji foli edhe për deklaratën e Ramës për një president të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë

“ Rama këto i ka përralla dhe ide që duan të tërheqin vëmendje, këto nuk varen nga Rama, Rama po bën gjithçka që të fusë përçarjen kombëtare, që nga taksimi I Rrugës se Kombit, nuk ka avancuar aspak në heqjen e kufijve mes nesh, në bashkimin doganor, në lehtësitë për bizneset, në programe të përbashkëta arsimore etj” ka përfunduar Salianji për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat