“Mos përfshirja e Thaçit dhe Veselit në aktakuza, tregon se ato janë ngritur qëllimisht për tu "larë" nga mëkatet”

Politika

“Mos përfshirja e Thaçit dhe Veselit në aktakuza, tregon se ato janë ngritur qëllimisht për tu "larë" nga mëkatet”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 prill 2018 Në ora: 19:51
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Prokuroria e shtetit ngriti dje aktakuzë për 11 zyrtarë të PDK-së të përfshirë në aferën “Pronto”, ku sipas prokurorisë ata kanë kryer vepër penale me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, protagonistët kryesor të atyre përgjimeve telefonike, që ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk ishin në listën e emrave të prokurorisë.

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, thotë për “Bota sot” se mos përfshirja e Thaçit dhe Veselit në këto aktakuza, tregon se janë ngritur qëllimisht për tu “larë” nga mëkatet. Sipas tij prokuroria po prodhon spektakël pasi në fund do lirohen të gjithë.

Image
Faton Mehmeti

“Mos përfshirja e Thaçit dhe Veselit tregon që këto aktakuza janë ngritur qëllimisht për tu "larë" nga mëkatet . Nuk mund të këtë drejtësi të kapur nga krimi, nga ata qe drejtësinë e kane përdorur për qëllime të veta. Thaçi dhe Veseli janë kapësit e shtetit dhe rrjedhimisht prodhojnë spektakle të drejtësisë së kapur. Andaj prokuroria po prodhon spektakle , kjo drejtësi që prodhon padrejtësi. Pa u kapur Hashimi nga drejtësia s’ka këtu të ardhme të ndritur, dhe ç’kapje të shtetit. Andaj te gjitha këto janë shou dhe përfundimi do jete siç dihet, shumë zhurmë dhe në fund do lirohen të gjithë” tha Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat