“Kërcënimet” ndaj Serbisë, Kelmendi: Popullaritet për Thaçin, dëm për Kosovën

Politika

“Kërcënimet” ndaj Serbisë, Kelmendi: Popullaritet për Thaçin, dëm për Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 prill 2018 Në ora: 21:27
Hashim Thaçi

Deklaratat për luftë ndaj Serbisë të bëra nga presidenti Hashim Thaçi, nxitën mjaft reagime.

“Edhe tani Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi. Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë”, deklaroi Thaçi së fundmi nga Kosharja.

Reagimi nga Serbia ishte i menjëhershëm ku ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq,  tha se “kërcënimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i dërguar Serbisë nga Kosharja heroike paraqesin edhe  një konfirmim se Serbia duhet të forcojë ushtrinë, policinë dhe forcat e tjera të sigurisë”.

E për këto deklarata, deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ngritin popullaritetin mbi presidentin por që i bëjnë dëm Kosovës, pasi është koha për dialog.

Image
Ramiz Kelmendi

“Zakonisht deklarata kur ka të bëjë me çështje radikale, e ngritin popullimin mbi presidentin, mirëpo kjo i bën dëm Kosovës sepse nuk është koha, është koha kur kemi të bëjmë me bisedime, kontakte, zgjidhjen e statusit. Edhe pse nuk është ndonjë marrëdhënie e mirë, por e përkeqëson”, është shprehur ai për “Bota sot”, duke shtuar se kjo nuk ndikon në dialog.

“Çështja e dialogut shkohet edhe nëpërmjet ndërmjetësuesve, nuk mund të ndikojë por mund të përkeqësojë situatën në mjedisin ku jetojmë. Vuçiç nesër duhet ta pranojë realitetin në Kosovë”, ka theksuar ai.

E duke folur për dialogun, Kelmendi vlerëson se nuk mund të ketë grupe të mëdha për përfaqësim, pasi rezultatet janë më të dobëta, por duhet të ketë unitet të brendshëm.

“Kur përfshihen grupet e mëdha, në takimet e tilla rezultatet janë shumë më të dobëta. Zhvillimi i brendshëm është me rëndësi, të merren qëndrime dhe pastaj duhet të ketë një person apo dy persona, aty nuk është me rëndësi, që të jetë përfaqësues por me rëndësi të ketë unitet të brendshëm. Tani duhet të ketë konsultim përmes Parlamentit, grupeve punuese, liderëve dhe të jenë të përfshirë por jo në takimet në Bruksel”, ka deklaruar Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat