Njohësi i cështjeve poilitike, Sulejman Mehazi, ka folur për gazetën “Bota sot”, lidhur me mënyrën se si duhet të plotësohet kriteri për luftimin e korrupsionit.
Ai ka thënë, se ngritja e aktakuzave dhe aktgjykimeve ndaj udhëheqësve shtetëror të Kosovës tregon se diçka nuk është në rregull me këtë shtet.
Sipas tij, me këtë kuptojmë se liberalizimi i vizave për popullin e Kosovës, do jetë sfida dhe pengesa më e madhe, për shkak dy grupeve kundërthënëse.
“Këtu kemi anën e të akuzuarve për të mbrojtur veten nga korrupsionet (vjedhjet)e tyre, si dhe anën tjetër, atë të Gjyqësorit Special ndaj funksionarëve të korruptuar, ku njëra palë është për të shpëtuar e mbrojtur veten me çdo kusht, kurse tjetra për të sulmuar e mundur të keqen korruptive. Pra kjo luftë politike-juridike ndaj të korruptuarve do jetë e gjatë edhe nëse liberalizohen vizat s'është ndonjë dobi aq e madhe për shtetasit e Kosovës por vetëm për t'iu hapur një deriçkë e vogël Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë Mehazi.
Ai ka theksuar, se Kosova mund të shkojë përpara vetëm me udhëheqës të sinqertë që me të vërtetë e duan popullin dhe Republikën e Kosovës më shumë sesa paratë e vjedhura.
“Liberalizimi i vizave është fillimi për në BE, edhe shume e shumë obligime e detyra politike, juridike, sigurisë, shëndetësore, arsimore e ekonomike duhet bërë për t'u bërë Kosova anëtare e dinjitetshme në BE dhe NATO”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Mehazi.